LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Deçanit merr vendime të reja si masë parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19

Komuna e Deçanit merr vendime të reja si masë parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19

Komuna e Deçanit vazhdon të mbetet ende e pa prekur nga virusi COVID-19.

E në kuadër të masave parandaluese kjo komunë pas takimit me Shtabin Komunal për Menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore, ka marrë vendim për ndalimin e disa veprimtarive.


Në vendimin e marrë pika e parë thuhet se “ndalohet në tërë territorin e komunës së Deçanit furnizimi sipas porosive On-Line (posta e shpejtë)”

Ramosaj thotë se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial që të preket nga COVID-19, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi
Lexo po ashtu Ramosaj thotë se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial që të preket nga COVID-19, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Komuna e Deçanit ka ndaluar edhe veprimtaritë ndërtimore, shërbimet nëpër markete, barnatore, furra e pompa të derivateve dhe operatorëve tjerë nëse nuk i zbatojnë masat mbrojtëse e sidomos mbajtjen e distancës sociale.

Përpos këtij vendimi, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditura edhe disa rekomandime shtesë që kanë dalë nga takimi i mbajtur sot me Shtabin Komunal për menaxhimin e Emergjencës shëndetësore

“1. Qytetarët e Deçanit të vetëizolohen, sidomos ata që kanë ardhur tashmë nga komunat të cilat janë në karantinë.
2. Karantinimi i komunës së Deçanit, sipas vlerësimit të përbashkët Ministrinë e Shëndetësisë.
3. Mbyllja e të gjitha veprimtarive në Deçan për dy javët në vijim.
4. Furnizimi i familjeve me gjërat elementare për dy javë në mënyrë që mos të qarkullojmë dhe gatishmëria e komunës për të furnizuar familjet me nevojë emergjente, sipas skemës tashmë të ndërtuar.

Këto rokomandime shëndrrohen në vendime pas vlerësimit të duhur me qëllim që të tejkalojmë këtë situatë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Ndryshe Ramosaj, sot tha se Deçani i ekspozohet rrezikut potencial të prekjes nga virusi COVID-19. /Telegrafi/