Kompanitë e taksive në Prishtinë kanë krijuar një rreth oligopoli, duke shkelur ligjin e konkurrencës për treg të lirë në këtë sektor.
Këto kompani kanë caktuar normat e fitimit, përfshirë edhe startin e nisjes, dhe sipas njohësve të zhvillimeve ekonomike, ky biznes po i thyen ligjet për një treg të lirë dhe transparent.
Caktimi i përfitimeve nga këto kompani për punëtorët e tyre prej 27 për qind nga të hyrat, po konsiderohet shkelje flagrante e konkurrencës së lirë, por edhe krijim i monopolit në sektorin e taksive, që po godet kryesisht qytetarët.
Valdrin Dervishaj, nga Forumi për Politika Zhvillimore, ka thënë se veprimet e kompanive të taksive në Kosovë e në veçanti në Prishtinë janë një oligopol, i cili e pengon zhvillimin e këtij sektori të shërbimeve.
“Ky oligopol vepron në atë drejtim duke përcaktuar çmimin e shërbimit si dhe koston e shërbimit. Caktimi i çmimit të shërbimit e mbytë konkurrencën dhe ashpërson gjasat për qasje të operatorëve të ri ekonomik në treg. Përpos kësaj marrëveshja në mes të kompanive në lidhje më pagesat e punonjësve është edhe një dëshmi e pengimit të konkurrencës së lirë dhe pengon zhvillimin e këtij sektori të shërbimeve”, ka thënë Dervishaj për RTKlive.
Sipas tij, marrëveshjet e tilla pengojnë zhvillimin e konkurrencës në punësim duke u bazuar në shkathtësi dhe konkurrencë.
“Në këtë rast edhe shtohet rreziku i shkeljes së të drejtave të punëtorëve të këtyre kompanive. Efektet negative të këtij oligopoli shtrihen edhe në sektorët tjerë ekonomik duke marrë për bazë restrikcionet në fushën e marketingut dhe zhvillimit të produktit që arrin si pasojë e oligopolit. Pra më saktë, kjo formë e operimit ekonomik i konvenon vetëm pronarëve të kompanive”, ka thënë Dervishaj.
Por, Enis Shatri zyrtar i lartë ligjor në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK), ka thënë se në lidhje me shumën prej 27 për qind të shumës të mbledhura nga shoferët e taksive në komunën e Prishtinës, AKK-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë nga palët e interesuara dhe si pasojë e kësaj, po ashtu as Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, apo fillimin e hetimit për këtë rast.
Ai ka thënë për RTKlive se nëse ka dyshim se është marrëveshje e ndaluar apo praktike e bashkërenduar e kompanive të taksive në lidhje me shumën e pagesës për shoferët e taksive, duhet të ketë kërkesë nga ndonjë akterë.
Ndryshe LIGJI Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, parasheh shumë qartë se “Neni 4, parasheh se është Marrëveshjet e ndaluara”.
“Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marra në mes të shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduar të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”, thuhet në Ligjin për Konkurrencën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit