LAJMI I FUNDIT:

Kompania e specializuar për sisteme solare, ESCO prezantohet në Green Festival, ka ofruar e para sistemin për kthim të energjisë së tepërt “Net Metering”

Kompania e specializuar për sisteme solare, ESCO prezantohet në Green Festival, ka ofruar e para sistemin për kthim të energjisë së tepërt “Net Metering”

Kompania e specializuar për sisteme solare, ESCO ka marrë pjesë në edicionin e katërt të Green Festival të mbajtur në Prishtinë.

ESCO është kompani e re në kuadër te kompanisë S.IMERI me staf profesional dhe me përvojë të gjatë në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës se energjisë.

Në këtë panair ESCO ka prezantuar një ekip tejet profesional të inxhinierëve, për të prezantuar të gjitha informacionet për energjinë solare. Kjo kompani ka ofruar e para kthimin e energjisë së tepërt në rrjet, të njohur si Net-Metering, që e krediton energjinë e tepërt në faturën mujore.

Ermal Imeri nga kjo kompani ka theksuar për Telegrafin se kostoja e Net Metering  është e përballueshme për çdo familje në Kosovë, ku sipas tij, përmes këtij sistemi ofrojnë 95 për qind kursim të faturës për konsumatorët qoftë residencial ose komercial.

Ai ka thënë se kjo është një industri e re, dhe se ata po shpenzojnë kohë që ta sqarojmë për qytetarët se si po funksionojnë këto sisteme.

“Përndryshe, këtu na janë bashkangjitur inxhinierë nga vendet e ndryshme të botës, të cilët do t’i prezantojnë komponentët, veçanërisht të sistemit solar. Kemi gjithashtu sistemin e monitorimit të këtyre sistemeve, ku secili konsumator që i instalon sistem solar e sheh ne kompjuterin ose telefoni ne tij, se sa po i po i shpenzon sistemi, sa ka përfituar, etj”, ka shtuar Imeri.

Ai ka theksuar se qëllimi i tyre ka qenë që sistemet me u bo të përballueshme për qytetarin mesatar në Kosovë.

“Nëse dikush e merr një sistem solar përmes kredisë, pagesa do të mund të bëhej prej kursimeve të faturës së energjisë. Nuk do të ngarkohet me tepër se sa pagesë mujore për faturën e energjisë, ku pastaj sistemi do të prodhoj energji falas për të”, ka shtuar Imeri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori