LAJMI I FUNDIT:

Kompania daneze që prodhon ilaçin për humbje të peshës bëhet më e vlefshmja në Evropë

Kompania daneze që prodhon ilaçin për humbje të peshës bëhet më e vlefshmja në Evropë

Gjigandi farmaceutik danez, Novo Nordisk, prodhuesi i ilaçeve për humbje peshe Wegovy, është bërë kompania më e vlefshme në Evropë, duke rrëzuar nga froni konglomeratin francez të mallrave luksoze LVMH.

Vlera e aksioneve u rrit pasi ilaçi popullor u hodh në treg në Britaninë e Madhe. Të hënën, kompania kishte një vlerë tregu prej 428 miliardë dollarësh.


Wegovy është një trajtim një herë në javë për obezitetin që i mashtron njerëzit të mendojnë se tashmë janë të ngopur, kështu që ata përfundojnë duke ngrënë më pak dhe humbin peshë. Të famshëm si Elon Musk e kanë përdorur këtë medikament, i cili ka pushtuar Hollywood dhe publikun e gjerë që kur u miratua nga autoritetet rregullatore në SHBA në vitin 2021.

Wegovy dhe Ozempic – barnat e diabetit me efekte të ngjashme – janë përshkruar si ilaçe mrekullibërëse. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se këto barna nuk janë një zgjidhje e shpejtë apo një zëvendësim i një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve fizike. Në prova, përdoruesit shpesh ktheheshin në peshën e mëparshme pas ndërprerjes së trajtimit.

Kishte një mungesë globale të ilaçit, kështu që vetëm një furnizim i kufizuar arriti në Britani të Madhe. Kompania njoftoi se do të vazhdojë të kufizojë dërgesat globale ndërsa punon për të rritur prodhimin.

Sophie Lund-Yates, analiste në Hargreaves Lansdown, tha për BBC se kompania ishte vërtet e befasuar nga reagimi dhe ishte bërë “viktimë e suksesit të saj”.

“Nuk është e zakonshme të shohësh një kompani farmaceutike kaq të rrënjosur në kulturën popullore, por ka njerëz që thonë se duhet të bëjmë një hap prapa dhe të sigurohemi që ilaçi të përdoret siç duhet dhe me përgjegjësi. Sigurisht, me shumë zhurmë ka një rreziku i reagimit në të ardhmen”, tha Lund-Yates.

Në Mbretërinë e Bashkuar, udhëzimet thonë se pacientët mund të marrin Wegovy, i cili përmban medikamentin semaglutide, vetëm nëse janë dukshëm mbipeshë dhe kanë probleme shëndetësore të lidhura me peshën.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), pothuajse një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar është obez, shkalla më e lartë në Evropë. Në muajin gusht, një provë e re tregoi se Wegovy gjithashtu zvogëlon rrezikun e goditjes në tru ose sulmit në zemër. Megjithëse gjetjet ende nuk janë analizuar plotësisht, ekspertët ranë dakord se rezultatet janë potencialisht domethënëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori