Në panairin e parë ndërkombëtarë për pasuri të paluajtshme, Prishtina Real Estate Expo 2023, i cili do të organizohet me datë 5 deri më 7 tetor 2023, do të marrin pjesë kompani vendore dhe ndërkombëtare, bëjnë të ditur organizatorët e këtij panairi.
“Është panairi i parë i patundshmërive që mbahet në vend, por është edhe panair ndërkombëtar meqenëse në këtë event do të marrin pjesë kompani të vendit dhe kompani ndërkombëtare, duke filluar që nga Shqipëria, nga Anglia, Amerika, po ashtu edhe nga Emiratet”, deklaroi organizatorja Alba Durmishi – Devetaku.
Ky panair është një platformë e jashtëzakonshme për kompanitë pjesëmarrëse sepse do t’u mundësoj atyre ekspozimin e potencialit të madh të industrisë së pasurive të paluajtshme.
“Kompanitë përveç që do të jenë prezente këtu dhe do të kenë qasje të takojnë shumë konsumatorë, ata do të kenë mundësinë edhe të bëjnë bashkëpunime be-to-be për shkak që i përkasin një fushe të përbashkët dhe kanë mundësi të ndërlidhin edhe marrëveshje dhe bashkëpunime të ndryshme”, shtoi organizatorja.
Kompanitë pjesëmarrëse në Prishtina Real Estate Expo 2023 janë: Fortis Capital, Balfin Real Estate, Alba Group, PBozhegu Brothers, Model Slovenia, Section Arcitechture, Access, Orient, Telegrafi Real Estate, Interhold, International Rezidence, Century 21, OPN, Holccman, Adriatic Project, PBC Group, Interholc dhe Majid AL Futtaim.
Panairi është i hapur për të gjithë, siç deklaruan organizatorët parteritete në cilësinë e vizitorëve mund të bëjnë edhe kompanitë që nuk kanë pasur mundësinë të ndërtojnë partneritete.
“Gjithashtu është edhe një pavijon i karrierës ku njerëzit mund të kyqen si persona kompetent në fushë, mund të gjejnë një vend pune te kompanitë të cilat tashmë janë këtu”, tha Durmishi – Devetaku.
Por, ajo çka e bënë të veçantë këtë panair është komponenta sociale që i lejon të gjithë ata që kanë prona t’i prezantojnë ato.
“Vlen të ceket një komponent sociale e këtij panairi që ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë prona, toka, shtëpi apo çka do qofshin ato dhe nuk kanë mundësi me i tregu është një kënd këtu ku kanë me pasur mundësinë me ardhë me i prezentu pronat e tyre paranjë auditoriumi ku janë thjeshtë investitor, njerëz të interesuar edhe vijnë e bëjnë këtë pa pasur nevojë të paguajnë asgjë”, përfundoi ajo.
Prishtina Real Estate Expo 2023 do të mbahet me 5, 6 dhe 7 tetor – prandaj nxitoni të bëheni pjesë e saj sepse kanë mbetur shumë pak vende të lira!
Për më shumë mund të na kontaktoni:
Instagram: Prishtina Real Estate EXPO
Tel: 045 100 772
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania