Drejtuesi i Komiteti Olimipik të Italisë, Giovanni Malago ka ngjallur polemika duke pretenduar se simulimi është një problem më i madh në futbollin italian sesa racizmi.

Seria A ka qenë nën vëzhgimin global për çështjen e racizmit të shpeshtuar kohëve të fundit, me jo më pak se katër incidente tashmë këtë sezon.


Sidoqoftë, Malago - i cili kryeson Komitetin Olimpik Italian (CONI) - beson se simulimi është "edhe më i gabuar" sesa thirrjet e majmunëve.

"Tifozët që fyejnë lojtarët e zinj janë gabim”, ka thënë fillimisht Malago për Radio24.

"Sidoqoftë, është edhe më e gabuar kur dikush që fiton tre milionë euro simulon në kuti dhe gjithashtu është i lumtur të fitojë penallti”, përfundoi ai.

Mbrëmë (e martë), mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic u thirr "cigan" nga tifozët e Brescia. /Telegrafi/

telegrafi sport app