Komisioni i Venecias mund të japë parime udhëheqëse, por jo edhe të zgjidhë kontestin politik e kushtetues në Kosovë në lidhje me kompetencat e presidentit për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, thonë njohës të çështjeve juridike-kushtetuese.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar këtij Komisioni në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit të votuar në kuvend, më 25 mars.
“Një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias, është një organ këshillues dhe jo obligativ mbi çështjet kushtetuese.
Loxha: Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias
Arbresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike thotë se opinionet që i lëshon Komisioni i Venecias nuk janë obligative, por ato kanë peshë të madhe dhe rrjedhimisht, si parim do të duhej të pranoheshin nga shtetet.
“Pra, Kosova do të duhej të respektonte opinionin e Komisionit të Venecias në cilindo variant”, thekson ajo, duke shtuar se pranimi i opinionit të këtij Komisioni do të dëshmonte jo vetëm përkushtimin për sundim të ligjit, por edhe përkushtimin për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, siç është ky Komision.
Por, në rastin konkret, Loxha thotë se Komisioni i Venecias mund të mos pranojë të përgjigjet në ato çështje që potencialisht janë rast gjyqësor për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, një opinion nga Komisioni i Venecias do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese.
“Problemi është nëse Komisioni i Venecias do të përgjigjet në pyetjen e qeverisë dhe nëse përgjigja do të jetë mjaftueshëm konkrete që të zgjidhë kontestin aktual politik e Kushtetues në Republikën e Kosovës”, thotë Loxha.
Sipas saj, Komisioni, nuk pritet që të hyjë në detaje, siç do të bënte Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të zgjidhë çështjen tashmë të ngritur.
“Në rastin konkret, tash qeveria në detyrë i është drejtuar Komisionit të Venecias dhe mendoj që ky Komision nuk do të pranojë të përgjigjet në ato gjëra që potencialisht janë rast gjyqësor për Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, rasti mund të ndihmohet nga Komisioni i Venecias nëse tash Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos që t’i kërkojë një opinion Komisionit të Venecias, për çka mendoj se do të duhej t’ia kërkonte”, thotë Loxha.
Në këtë rast, thekson ajo, rekomandimet e Komisionit të Venecias do të ndihmonin në zgjidhjen e çështjes në frymën kushtetuese, por, nënvizon ajo, barra për trajtimin në detaje të rastit i bie Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kjo është hera e parë që dikush nga institucionet e Kosovës dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias.
Pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, më 25 mars, presidenti Hashim Thaçi kishte nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.
Gjatë periudhës nga data 2 deri më 22 prill, Thaçi i kishte dërguar pesë letra kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që si lider i partisë fituese të zgjedhjeve (Lëvizjes Vetëvendosje), të propozonte mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Marrë parasysh që Kurti i kishte kthyer atij letrat, por jo edhe emrin e kandidatit për kryeministër, Thaçi kishte ardhur deri te konkludimi se Vetëvendosje nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe kishte vendosur që këtë të drejtë t’ia bartë partisë së dytë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë frymë, më 30 prill, Thaçi dekretoi kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin për pozitën e kryeministrit të Kosovës. Të njëjtën ditë, Vetëvendosje ngriti lëndën në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Thaçi kishte shkelur Kushtetutën.
Një ditë më vonë, më 1 maj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masë të përkohshme, duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga LDK, për kryeministër.
Edhe në vitin 2014, një procedurë afërisht e njëjtë ishte zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, kur ishte sqaruar nëse ishte kushtetuese formimi i qeverisë pa përfshirjen e partisë fituese të zgjedhjeve. Por, e veçanta e rastit aktual, është se çështja është ngritur për aktgjykim kushtetues pas mocionit të mosbesimit dhe jo pas zgjedhjeve. Po ashtu, e veçantë është edhe kërkesa e kryeministrit në detyrë, që çështjen ta çojë edhe në Komisionin e Venecias, duke provuar kështu ta argumentojë sa më fuqishëm bindjen e tij se presidenti nuk ka kompetencë kushtetuese për veprimet që po ndërmerr.
Përvojat e vendeve të rajonit
Edhe nga vendet e rajonit, muajt e fundit i janë drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me çështje që prekin aspekte ligjore e kushtetuese. Nga këto përvoja, veçohen sidomos rasti i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Më 30 dhjetor, 2019, Kuvendi i Shqipërisë i kërkoi Komisionit të Venecias opinion në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, përkatësisht për emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe mosemërimin e Arta Vorpsit.
Kërkesa e kuvendit u dërgua pasi më 5 dhjetor, disa deputetë i kërkuan kuvendit që komisioni hetimor ndaj presidentit të shqyrtonte edhe këto dy dekrete të tij.
Në rastin e Shqipërisë, Komisioni i Venecias, më 20 mars të këtij viti, kishte dhënë opinionin se “veprimet e presidentit (Meta) janë në përputhje me Kushtetutën”. Ndaj kishte vlerësuar se “nuk ka asnjë bazë për shkarkimin e presidentit”.
Paraprakisht, edhe vet presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kishte kërkuar një opinion nga Komisioni i Venecias më 21 janar, lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.
Në rastin e Shqipërisë, edhe pse mendimi i Komisionit të Venecias nuk ishte obligativ, të paktën vlerësohet se kishte ndikuar që të pushonin kërkesat për shkarkimin e presidentit Meta nën dyshimet e lartëcekura për shkelje kushtetuese.
Rasti i dytë nga përvojat e këtyre muajve të fundit në vendeve të rajonit me Komisionin e Venecias ka të bëjë me kërkesën e opozitës në Maqedoninë e Veriut në lidhje me kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Komisioni i Venecias, kërkoi që Ligji për gjuhët të rishikohet dhe të shqyrtohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore.
Ndonëse autoritetet maqedonase, sidomos partitë shqiptare që përfaqësoheshin në qeveri ishin shprehur se Ligji është i pakthyeshëm, megjithatë disa vendime që ndërlidheshin me zbatimin e këtij ligji ishin zvarritur. Ndër çështjet që kishin mbetur pezull ishin çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në monedha si dhe në uniformat e Armatës, pasi që grupi punues, që duhet të veprojë sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, ende nuk e kishte përcaktuar se në bazë të cilit plan do të veprohet.
20 vjet të këshillimit të vendeve për kushtetutshmërinë
Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias është një organ këshillues mbi çështjet kushtetuese, i cili u themelua më 1990.
Ky Komision, sipas përshkrimeve edhe në faqen zyrtare, vazhdon t’u ofrojë shteteve të caktuara ndihmë apo konsulencë kushtetuese duke u përpjekur të luajë rol pozitiv në menaxhimin e krizave.
Detyra kryesore e Komisionit të Venecias, sipas asaj që prezantohet në aktet mbi të cilat funksionon, është të japë këshilla ligjore për vendet anëtare në lidhje me ligjet që janë të rëndësishme për funksionimin demokratik të institucioneve.
Opinion-drafti që diskutohet dhe miratohet nga Komisioni i Venecias gjatë një sesioni plenar, bëhet në praninë e përfaqësuesve të atij vendi. Pas miratimit, opinioni bëhet publik dhe i dërgohet palës apo organit që e ka ngritur kërkesën.
Komisioni i Venecias nuk jep mendime detyruese për shtetet anëtare, por adopton një qasje bazuar në dialog. Për këtë arsye, grupi i punës, si rregull, viziton vendin përkatës dhe takohet me akterë të ndryshëm politikë të përfshirë në çështje. Por, në rastin e Kosovës mbetet dilemë kjo metodë e punës, pasi që aktualisht është në fuqi pandemia e shpallur për shkak të koronavirusit, kështu që konsultimet eventuale, besohet se do të mund të zhvilloheshin në distancë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Haradinaj takon ambasadorin Guerot, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476436864_1183388989819114_4717273341880135350_n-e1739281560197-380x233.jpg)
Haradinaj takon ambasadorin Guerot, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Nathalie-Loiseau-anetare-e-Parlamentit-Evropian-foto-Ridvan-Slivova-5-380x233.jpg)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/ajolaerion-380x233.jpg)
Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht