Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen që mban sot pritet ta shqyrtoj Ligjin për Buxhet.
Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni pritet gjithashtu të shqyrtoj edhe disa kërkesa të tjera.
“Shqyrtimi në parim i Projektligjit 07/L-014 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 dhe shqyrtimi i kërkesës 00369/20/shs, dt. së drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e lartësisë së koeficientit dhe të pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të kësaj agjencie”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, përcjell Telegrafi.
Lidhur me këtë, kryeministri Avdullah Hoti kishte kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që ta trajtojë me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit për vitin 2020, derisa periudha maj-qershor është momenti kur Qeveria mund të bëjë rishikimin e buxhetit.
Hoti ka thënë se masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve.
“I kam kërkuar edhe me shkrim kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar kryeministri.
Qeveria e Kosovës më 17 qershor në mbledhjen e saj të rregullt kishte miratuar ndryshimet për buxhetin e vitit 2020.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në këtë takim kishte thënë se nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet e identifikuara do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore.
“Sa i përket implikimet buxhetore jam e vetëdijshme se secili prej nesh do të donim që të kemi më shumë fonde që t’ia dalim nga kjo sfidë dhe ta rimëkëmbim ekonomin. Të hyrat buxhetore në vitin 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që në 2021 të kemi edhe rritje te hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jene 2 miliardë e 620 milionë euro. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, kishte thënë Bajrami.
Me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës më 15 mars kishin miratuar buxhetin për vitin 2020 në vlerë prej 2 miliardë e 357 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës