LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për të Pagjeturit i gatshëm t’i bashkohet delegacionit në bisedime me Serbinë

Komisioni për të Pagjeturit i gatshëm t’i bashkohet delegacionit në bisedime me Serbinë

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur është shprehur i gatshëm që t’i bashkohet delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë atëherë kur do të dialogohet për të pagjeturit.

Nga komisioni thonë se Serbia pavarësisht informacioneve që ka nuk shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me palën kosovare.


Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se është i detyrueshëm presioni i Bashkësisë Ndërkombëtare që Serbia të jetë më bashkëpunuese.

“Çështjes së zgjidhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë nuk i është kushtuar rëndësi e madhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare. Njashtu edhe shteti i Serbisë ende nguron që të bashkëpunon me Kosovën në përmirësimin e kësaj çështje, ku vetëm presioni i ndërkombëtarëve detyron Serbinë të jetë më bashkëpunuese”, tha Gara për Ekonomia Online.

“… Ajo që ka qenë shqetësuese gjatë kësaj kohe ka qenë mungesa e gatishmërisë nga pala serbe për të qenë më bashkëpunues në këtë proces, në këtë rast ka qenë i domosdoshëm presioni dhe angazhimi më i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare në këtë proces, në mënyrë të veçantë po aludoj në shtetet e perëndimit apo të BE-së dhe shtetet tjera si ShBA, Mbretëria e Bashkuar, si mundësi për të shtuar presionin ndaj palës serbe për të qenë më bashkëpunues në këtë proces, sepse përvojat e deritanishme tregojnë se vetëm me një presion të Bashkësisë Ndërkombëtare, Serbia mund të jetë bashkëpunuese”, tha Gara.

Ai tha se hapja e arkivave të ish-ushtrisë jugosllave nga ana e Serbisë do të kontribuonte shumë në rastin e personave të zhdukur.

“Gatishmëria e Serbisë për të qenë më e gatshme në këtë proces është e domosdoshme, presioni që Serbia në mënyrë imediate të bëj hapjen e arkivave të ish-ushtrisë jugosllave, meqë tani është konfirmuar jo që ka pasë ndonjëherë dilemë se në këto arkiva janë të dhënat dhe informatat e mjaftueshme në kuptimin cilado mund të kontribuonte në zgjidhjen e gjitha rasteve të personave të zhdukur, aktualisht kemi edhe 1,647 persona që vazhdojnë të jenë të evidentuar si persona të zhdukur”, tha ai.

Gara tha se gjatë 3 muajve të 2019-tes gërmimet janë realizuar në 6 lokacione, ku 2 prej tyre kanë rezultuar suksesshëm me mbetje mortore.

“Me përmirësimin e kushteve të motit gjatë kësaj periudhe kohore gërmimet janë realizuar në 6 lokacione, përfshirë lokacionin në Zallq të Istogut, Landovicë të Prizrenit, Piskotë të Gjakovës, Kaliqan të Istogut, Sankovc të Drenasit dhe Kishnicë të Graçanicës. Nga këto 6 lokacione të proceduara gjatë këtyre 3 muajve në 2 lokacione kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore dhe zhvarrosjen e atyre mbetjeve mortore”, shtoi Gara.

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur tha se sa i përket çështjes së fatit të të zhdukurve, qeveritë e kaluara në Kosovë nuk kanë bërë sa duhet, por qeveria e Haradinajt këtë çështje e ka prioritet.

“20 vjet nuk ka pas ndonjë përkushtim të rëndësishëm për zbardhjen e fatit të njerëzve tonë. Më tepër ka qenë punë e komisionit, e njerëzve individual, familjarëve, por duhet me thënë një gjë që me ardhjen e kryeministrit Haradinaj kjo është njëra ndër temat kryesore”, tha Lluka.

Ai tha se janë të gatshëm që si komision t’i bashkohen delegacionit shtetëror në bisedime me Serbinë atëherë kur do të dialogohet për të pagjeturit.

“Ne po shpresojmë që delegacioni ta ketë parasysh nëse paraqitet nevoja të jemi pjesë e delegacionit jemi të gatshëm. E kemi dëshmuar se Qeveria i ka njerëzit e vet që punojnë tani e sa vite në këtë fushë e nuk ka nevojë për ndonjë ekspertë të lamisë i cili kish me ardhur këtu edhe një 6 muaj kishte me i humb me punë që e kemi bë ne deri tani. Është mirë që edhe dikush nga familjarët të jetë prezent pse jo”, tha Lluka.

Lluka tha se deri më tani ekziston një bashkëpunim i mirë me delegacionin shtetëror të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Bruksel.

Ai e përkrahi kërkesën e nënave të Gjakovës që kohë më parë kishin kërkuar që të ishin pjesë e delegacionit kur të diskutohet në Bruksel për çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori