Komisioni i Pavarur i Mediave ka mbajtur takim me mediat e rajonit të Prizrenit, për të shqyrtuar dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me procesin elektoral përkatësisht përmbajtjen e Rregullores 2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas njoftimit, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka bërë të ditur se qëllim i këtij takimi është diskutimi rreth procesit zgjedhor, përkatësisht obligimet e mediave sipas Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe akteve nënligjore të KPM-së, me theks të veçantë Rregullores së re të KPM-së 2024/03, lidhur me obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore, raporton Telegrafi.
“Në tryezë u prezantuan ndryshimet kryesore që sjell rregullorja në fjalë, me theks në publikimin e listës së çmimeve të paktën një javë para fillimit të fushatës, orari për mbulimin e aktiviteteve të fushatës zgjedhore do të jetë nga ora 12:00 deri ne ora 24:00, mediat gjatë fushatës zgjedhore duhet t‘i trajtojnë të gjitha subjektet e certifikuara politike në mënyrë të barabartë, hapësira që transmetuesit mund t’ua shesin të gjitha subjekteve politike për reklamim politik është gjashtë (6) orë në ditë dhe duhet të ua ofrojnë në mënyrë të barabartë të gjitha subjekteve të certifikuara ndërsa kufiri sasior i kohës së emetimit politik për një subjekt te certifikuar politik brenda një dite është 90 minuta (1.5 orë). Në tryezë u sqarua edhe koha pa pagesë që mediat duhet t’ua ndajnë subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e KPM-së.
Mediat, sipas sqarimeve të dhëna, duhet të mbajnë ditarë të veçantë javorë për hapësirën e ofruar pa pagesë dhe atë me pagesë, të cilët pastaj duhet të dorëzohen në KPM. Rregullorja gjithashtu vendos kritere edhe mbi organizimin e sondazheve në hulumtimin e opinionin publik si dhe respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore.
Zyrtarët e KPM-së sipas njoftimit kanë bërë një prezantim të ditarëve të zgjedhjeve si një obligim ligjor i mediave dhe të cilët tani janë në një format të ri dhe shumë më të lehtë për tu plotësuar sikurse që janë prezantuar edhe shkeljet me të shpeshta të mediave gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore, raporton Telegrafi.
Pas prezantimeve takimi ka vazhduar me diskutimet e pjesëmarrësve rreth çështjeve në përgjithësi që kanë të bëjnë me obligimet e mediave gjatë procesit zgjedhor.
Përveç çështjeve që lidhen me procesin zgjedhor, pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe tema tjera lidhur me gjendjen aktuale të mediave lokale, sfidat e tyre dhe punën për informimin e drejtë të publikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe