LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Anti-korrupsion ngriti procedurë kundër prokurorëve të PSP-së

Komisioni Anti-korrupsion ngriti procedurë kundër prokurorëve të PSP-së

Komisioni Anti-korrupsion vendosi të ngirsë procedurë kundër 10 prokurorëve të cilët kanë punuar në PSP dhe nuk kanë paraqitur të hyrat shtesë.

“Komisioni mori të dhëna nga Ministria e Financave ku u konstatua se ish-prokurorët e PSP-së vazhdimisht kanë marrë të hyra shtesa dhe të njëjtat kanë vlerën prej 20 pagave mesatare”, shprehen nga Komisioni Anti-korrupsion, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata thonë se mosparaqitja e këtyre të hyrave është e dënueshme me ligj. Sipas Ligjit për parandalimin e interesave dhe konfliktit të interesave, ata janë të detyruar të paraqesin të hyrat shtesë që tejkalojnë vlerën prej 20 paga mesatare.

Prokurorët ndaj të cilëve ngritet procedura janë Katica Janeva, Fatime Fetai, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova, Bursim Rustemi, Gavril Bubevski, Stevço Donev, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Ljubomir Lape./Telegrafi/