Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve ka kërkuar nga mësimdhënësit që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen fëmijët.
KOMF përmes një komunikate për media thekson se sipas ekspertëve të shëndetësisë, vala e re e infektimeve me Covid-19, në të shumtën e rasteve varianti Delta, po atakon edhe personat e moshës së re.
“Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë që 99% e rezultateve të fundit të rasteve me Covid-19 janë të variantit Delta.
Në bazë të raportimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, varianti Delta nuk po kursen tanimë as fëmijët. Vetëm në dy ditët e fundit, numri i fëmijëve të moshës 00 – 10 vjeç të infektuar me virusin Covid-19 ishte 76, ndërkaq numri i të infektuarve të moshës 10 – 19 ishte 373”.
KOMF thekson se këto shifra alarmante duhet të jenë shkas që prindërit, qytetarët dhe institucionet të kthejnë vëmendjen e tyre dhe të mobilizohen në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, me theks mbrojtjen e fëmijëve nga Covid–19.
Në anën tjetër, Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare është duke u ballafaquar me një numër të madh të fëmijëve që po kërkojnë trajtim për shkak të viruseve të tjerë dhe por edhe Covid-19.
“Gjatë javës së kaluar janë hospitalizuar pesë fëmijë të infektuar me Covid-19, ndërsa 11 të tjerë kanë kërkuar vetëm shërbim ambulator.
Prandaj, përveç masave tashmë të njohura (bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës), KOMF kërkon nga të gjithë prindërit, qytetarët që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe çka është më e rëndësishmja, fëmijët por edhe shëndetin publik në përgjithësi!
Vala e re e infektimeve mund të thellohet edhe më shumë me fillimin e vitit të ri shkollor në muajin Shtator 2021. Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor duhet të jetë vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës.
KOMF kërkon nga mësimdhënësit që të vaksinohen për shkak të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm, me theks të veçantë shëndetit të fëmijëve. KOMF kërkon nga MASHT-i dhe DKA-të t’i inkurajojnë mësimdhënësit të vaksinohen”.
KOMF kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që krahas vaksinimit të rregullt në qendrat e vaksinimit, të ofrohen mundësi për shërbime mobile të vaksinimit të mësimdhënësve në shkolla apo në zona më të thella.
Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve thekson se ekziston një shqetësim i vazhdueshëm në publik për sigurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë dhe për nënat gji dhënëse.
“Lidhur me këtë, të dhënat e fundit (Gusht 2021) nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC), tregojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive për gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse. Të dhënat demonstrojnë se përfitimet e marrjes së një vaksine kundër COVID-19 për gratë shtatzëna janë shumë më të mëdha se sa çdo rrezik i njohur ose i mundshëm”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës