Gjatë ndeshjes miqësore të Barcelonës kundër Seoul, komentatori i televizionit zyrtar të klubit ka shkaktuar një polemikë të madhe duke tallur hapur legjendën e Real Madrid, Luka Modric. 

Modric, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë pas 13 vitesh shërbim dhe gjashtë titujve të Ligës së Kampionëve, konsiderohet gjerësisht si një nga mesfushorët më të mirë që kanë luajtur në La Liga gjatë shekullit të 21-të. 


Megjithatë, gjatë transmetimit, komentatori përpiqej ta tallte mesfushorin kroat me një deklaratë mjaft të ashpër dhe pa kuptim. 

Gjatë ndeshjes, komentatori i Barcelonës papritur filloi të fliste për Modric, duke theksuar se kontributi i tij i fundit për Real Madrid ishte pasimi për Jules Kounden në golin fitues të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit sezonin e kaluar. 

“Që nga këtu, nuk i kemi dhënë Luka Modricit nderimin që ai meriton. Shërbimi i tij i fundit i madh ishte pasimi për Kounden në finalen e Copa del Rey”, tha ai. 

Ai po i referohej me të vërtetë finales së Kupës së Mbretit, ku përpjekja e Modric për të dhënë pasim gjatë kohës shtesë u kap nga Kounde. 

Reprezentuesi francez më pas realizoi një gol sensacional që siguroi fitoren për Barcelonën, duke i ndihmuar katalanasit të ruanin dominimin ndaj ‘Los Blancos’ sezonin e kaluar. 

Kjo deklaratë, e cila erdhi nga platforma zyrtare e transmetimit të Barcelonës, është e papranueshme, veçanërisht kur përdoret kundër dikujt që konsiderohet ikonë në futbollin botëror./Telegrafi/

telegrafi sport app