LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi i veshjes i manekines për të cilën flet e gjithë bota!

Kombinimi i veshjes i manekines për të cilën flet e gjithë bota!

Fjala është për modelin me këmbë të gjera nga lëkura e qengjit, të cilin e nënshkruan kreatori francez Simon Porte Jacquemus

Manekinia e re dhe e suksesshme, Kylie Jenner, është parë me të dashurin Travis Scott në Portofino, në kombinimin – këmishë e bardhë (pa supe) dhe pantallona të kuqe lëkure, transmeton Telegrafi.


Fjala është për modelin me këmbë të gjera nga lëkura e qengjit.

Kylie është adhuruese e njohur e kreacioneve të Simon Porte Jacquemus, ndërkaq këtë e ka bashkuar me atlete të bardha, syze miniaturale të diellit, çantë të thurur dhe stoli mbresëlënëse.

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner festoi 22-vjetorin e lindjes gjatë gjithë kësaj jave. Ajo zgjodhi Italinë që të festojë këtë vit me familjarë, miq dhe sigurisht bashkëshortin e vajzën e saj.

/Telegrafi/