Komandant Malisheva: Prokuroria po fshehë një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Mirsad Ndrecaj
Andi Krasniqi, i njohur në opinion me nofkën Komandant Malisheva, si i akuzuar për rastin “Kumanova” është rrëfyer në gjykatë për ngjarjet e 9-10 majit në Kumanovë. Ai në detaje ka folur edhe për kohën para dhe pas ngjarjes. Malisheva ka zbuluar edhe kontaktet e grupit me politikanë të Maqedonisë, raporton gazeta Lajm.
Rrëfimi i tij nisi pas pyetjes së parë të avokatit mbrojtës Naser Raufi, i cili pyeti të akuzuarin, se: Kur, në çfarë mënyre dhe pse kanë ardhur në Maqedoni?
“Pasi që u krye lufta e 2001 dhe u arrit Marrëveshja e Ohrit (MO) , ne si luftëtar të UÇK-së u shpërndamë. Pastaj formuam shoqatën e veteranëve të luftës dhe si shoqatë kemi mbajtur kontakte deri më vitin 2015. Gjatë takimeve kemi diskutuar çështje që kanë të bëjnë me MO-në. MO-ja kishte afat për implementimin e saj. Afati ishte 3 vjet. Për 3 vjet nuk u bë asgjë. Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar u shty edhe 3 vjet por asgjë nuk u implementua. Ndodhën vrasje të shumë bashkëluftëtarëve tonë, si: Xhavit Morina, Harun Aliu… etj, rastet nuk u zbardhën, vet shteti i vrau. Qindra bashkëluftëtarëve u bën montime dhe u sanksionuan me dënime drakonike. Shteti kishte për qëllim hakmarrjen. Partitë politike u treguan të dobëta, ishin të shantazhuara, nuk e morën fatin e shqiptarëve si përgjegjësi. Ne si veteran jemi takuar dy herë në vit dhe detajisht kemi analizuar të këqijat që na i kanë bërë. Politikanë shqiptarë, prokurorë, policë, të gjithë na kanë ardhur në Kosovë me ankesa se situata nuk na bënë.
Politikanët maqedonas nuk duan të aplikojnë asnjë pikë nga Marrëveshja e Ohrit. Unë do të pamendi disa raste që kanë bërë situatën të ndjeshme: “Sopoti”, “Brodeci” , “Demolimi në Gjorçe Petrov”, … Pastaj edhe “Projekti 2014”, për të cilë dhe projekti për të cilin u harxhuan miliona deri sa fshatrat shqiptare nuk kanë rrugë e as uj të pijshëm.
Në mes të muajit prill, Mirsad Ndrecaj ka ardhur tek unë dhe kemi folur për të njëjtat tema dhe më tha se me kërkesë të shqiptarëve të Maqedonisë duhet të u ndihmojmë.
dhe i kamë thënë çka është për shqiptari do të ju ndihmoj. Por, çka do të kërkojmë? MO-ja është themeli i ekzistimit të shtetit. Nuk duron më ky popull. Qëllimi ka qenë më shumë paqësor e jo luftarak. Veç duhej të ishim prezent dhe të dalim me një komunikatë. Dhe prej atë ditë nuk më ka thirrur. Më 6 maj më thirri të nisem për Kumanovë. Rrugës nëpër mal jemi takuar edhe 9-10 veta tjerë dhe njëri na ka prij deri te vendi ku ka pasur uniforma dhe armatim. Veshëm uniforma të zeza të mos na shohin dhe jemi lëshuar fshatrave teposhtë. Në bisedim e sipër me grupin vendosëm të pushojmë te Qenan Iseni. Ai kur na pa u tmerrua, i ra të fikët. Kur u zgjua na pyeti pse kemi ardhur. Fëmijët i bënin presion të mos na pranoj, jo për nga mosrespekti por nuk donin të kishin probleme me shtetin. 6-7 maj kemi ndejtur aty pastaj kemi kaluar në një shtëpi tjetër ku nuk jetonte askush dhe me 8 maj jemi nisur për Kumanovë. Kemi mbrri natën ora 1 (9 maj), disa kanë qenë me uniforma disa jo. Mirsadi së bashku me katër të tjerë na coi me një shtëpi tjetër. Aty takova Beg Rizën, Nusret Kaloshin, Beg Bajrën, Mirsad Qerimin, Valon Kabashin, Sami Kastriotin… diku 12 veta. E thira Mirsad Ndrecën ai më tha se nesër do të flasim. Në mëngjes së pari dëgjova hoxhën veç sa e ka kryer hoxha janë dëgjuar krismat e policisë. Valon Kabashi ishte roje atë natë. E kam dëgjuar britmën e tij, “çohuni djem se jemi rrethuar”, dhe ka gjuajtur përpjetë. Policia ka gjuajtur pa paralajmërim drejt Valon Kabashit. Unë i shtrirë meni se kam veshur pantallonat, jemi sulmuar ashpër me armë të ndryshme. Na e kallën shtëpinë, e kanë kallur edhe shtëpinë tjetër, kaluam te e treta, vinin pas nesh dhe i gjuanin tre-katër bomba dore për një moment. Dhe kjo vazhdoi deri në orët e vona. Nëse më pyetni a kam gjuajtur, ju them se po, aq sa kam mundur, derisa jam plagosur. Pas plagosjes time janë vrarë tre persona: Arben Rexhaj, Turgaj Gashi dhe Nusret Kaloshi. Ndërkaq i katërti ka bërë vetëvrasje, nuk ka mundur t’i përballoj sulmet.
Mirsad Ndrecaj e ka kërkuar Ali Ahmetin në orët e para të mëngjesit, diku ora 9-10. Ahmeti njëherë nuk është përgjigjur, me siguri nuk e ka njohur numrin. Pastaj Mirsadi e ka njoftuar me anë të sms-së se jemi në Kumanovë. Pas pak minutave Ali Ahmeti e ka thirrur Mirsadin. Mirsadi i ka thënë: “ Kryetar bën çmos me që je në qeveri sepse munden me u vra shumë civil, ndoshta edhe janë vra deri më tash”. Ka edhe një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Mirsadit që nuk është sjellur si transkripto”, deklaroi Andi Krasniqi- Malisheva.
Lajm ju sjellë përgjigjet e Krasniqit edhe për çështje tjera:
Avokati: A ka biseda tjera?
Mund të ketë pasur tjera, por unë e kam dëgjuar vetëm këtë. Nga ajo që kam lexuar Ali Ahmeti ka menduar se ka fol me mua.
Avokati: Si ka vijuar pastaj biseda mes Ali Ahmetit dhe Mirsad Ndrecajt?
Fjalët e para të Ali Ahmetit ishin: “Po më dridhet trupi”. Ai u frikua më shumë se ne. Ai na tha se do të bëjë përpjekje. Por nga ajo çfarë ndodhi u pa se ai edhe pse është në Qeveri askush nuk e pyet.
Avokati: Sqaroni si u dorëzuat?!
Ishte e vështirë. Pasi u dorëzua grupi i parë ata shokët tonë i nxorrën para dhe kërkonin të dorëzohemi.
Momenti i fundit kur kam pa Mirsad Ndrecaj ka qenë para se të dorëzohem. Vendosëm të dorëzohemi një nga një. Unë dola i pari se isha i plagosur. Si ka shkuar pastaj radha nuk e di.
Avokati: A keni pasur kontakte me politikanë?
Kemi pasur takime me Ali Ahmetin, pastaj edhe me Ejup Alimin. Ky i fundit ishte sekretar për zbatimin e MO-së. Të tjerë janë takuar edhe me Sadulla Durakun. Më duket se ka qenë Mirsad Ndrecaj.
Avokati: Arsyet e takimit?
Ajo që e përmenda edhe më herët. Për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit që nuk po realizohet dhe si të reflektohet në të ardhmen. Populli shqiptar të bashkohet rreth flamurit kuq e zi dhe kërkojë zbatimin e MO-së. Nëse nuk duan do të gjejmë edhe mënyra tjera.
Avokati: A keni pasur qëllim ashti siç shkruhet në aktakuzë, se do të kryenit atentate, vrasje…?
Të kishim pasur asi qëllime do ta kishim bë. Nuk do të qëndronim 40 persona në një lagje por do të ishim shpërndarë.
A jeni në dijeni se jeni përcjellur?
Unë e di si funksionon shërbimi sekret. Por, ne s’kemi pasur lidhje me ta.
Avokati: Politikanët që i përmende a kanë qenë në dijeni se jeni në Maqedoni?
Nuk e di. Unë s’kam pasur rol në vendimmarrje. Veç Mirsadi ka biseduar me politikanë. Unë veç e dijë për një bisedë që nuk është sjellur në transkript.
Ky rast është kryekëput i montuar politik dhe akuzën për terrorizëm mundeni t’ia adresoni Qeverisë së Maqedonisë. UÇK ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekziston derisa nuk shkelet asnjë shqiptar.
Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri