Komandanti i Njësisë Profesionale për Operacione Luftarake në Koshare, Naser Vllasi thotë se Beteja e Koshares ishte strategji e dy krahëve [UÇK dhe linja institucionale e asaj kohe- FARK].
Vllasi thotë se ka pasur më shumë respekt për grupin e LKÇK-së pasi sipas tij vetëm ata nuk kanë bërë përçarje.
“Edhe nga linja e FARK-ut por edhe nga UÇK kam njohur persona që kanë bërë përçarje. Por për fat të mirë përçarjet ishin në prapavijë e jo në frontin e luftës”, thotë Vllasi në “Debat Plus”.
“Kobra” thotë se ka qenë i angazhuar nga Agim Ramadani për të vëzhguar forcat serbe.
Ai thotë se ka kryer detyrat dhe urdhrat e zinxhirit komandues gjithmonë nën emblemën e UÇK-së.
“Lufta në Koshare ka qenë në nivel shumë të lartë dhe aty kanë pasur bashkërendim të gjitha njësitet. Objektivat si në luftën e Koshares nuk janë arritur në asnjë pjesë tjetër në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Komandanti i Njësisë Profesionale për Operacione Luftarake të UÇK-së ka rrëfyer edhe tentativën e parë për të marrë kazermën e Koshares.
“Ne me një pjesë të këmbësorisë kemi pasur për detyrë të sulmojmë kazermën nga porta…Për shkak të luftës sonë të mirë, një prej komandantëve bëri kërkesë te ushtria serbe që të dorëzohen. Ata vetëm se filluan të dorëzohen. Derisa po shtriheshin në tokë, një ushtarë yni shtiu pa dashje dhe normalisht pakti u prishë dhe ata ngritën dhe me vrap largohen. Ata nuk kanë qenë në objekt por kanë përdorur edhe objektin si strategji. Ishin të vendosur në bunkerë rreth objektit pasi e dinin se NATO do ta sulmonte atë”.
Vllasi thotë se ai me dy pjesëtarë të Njësisë Kobra arritën të futeshin në kazermën ushtarake por që thotë se për pak sa nuk u vranë nga bashkëluftëtarët.
“U hap një zjarr mbrapa neve nga ushtarët tanë nga të gjitha llojet e armëve. Nuk e di nëse kanë menduar se jemi ushtarë të armikut edhe pse ne jepnim shenja se jemi ne…Edhe pse unë kam tentuar të dalë nga objekti për t’iu bërë me dije se jemi ne, është shtënë përsëri me armë të rënda dhe me snajper. Për fat të mirë plumbat nuk i më rrokën por kishin depërtuar korridorit”.
Komandanti i Njësisë Profesionale për Operacione Luftarake, thotë se edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë ndonjë sqarim pse ka ndodhur ai gabim që mund t’i kishte kushtuar me jetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja