Kalimi i pjesëtarëve të SLS-së në pikën kufitare në Merdare ka shkaktuar pritje të gjata në këtë pjesë dhe po ashtu pakënaqësi të shumta tek qytetarët.
Bashkatdhetarët të cilët po prisnin për të kaluar kufirin Kosovë Serbi thanë se për shkak të këtij aktiviteti janë duke pritur për më shumë se tri orë.
Gani Hasani bashkatdhetar, e pyeti liderin e SLS-së, Slobodan Petrovic përse zgjodhën që këtë aktivitet ta bëjnë sot kur dihet se fluksi i bashkatdhetarëve gjatë fundit të javës është dukshëm më i madh.
“Ne jemi duke pritur që tri orë e gjysmë dhe është bllokuar kufiri, rëndësinë e këtij tubimi nuk po e dimë … Është bllokuar kufiri kemi gra, pleq e fëmijë dhe është fundi i javës a ka pasur mundësi që këtë vizitë me e bë të hënën kur ka me pak bashkatdhetar”, tha ky bashkatdhetar.
Lideri i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petrovic këtij mërgimtari iu përgjigj duke i thënë se situata e tyre është më e vështirë se sa e këtyre mërgimtarëve qe po presin.
Ai iu bëri thirrje institucioneve që të merren me zgjidhjen e këtij problemi.
” E kuptoj zemërimin tuaj por ju të paktën prisni dhe kaloni ndërsa problemi jon është që po na ndalin. Unë gjithsesi apeloj tek policia e dy vendeve që t’ua bëjnë më të lehtë kalimin”, tha Petroviq.
Qytetari Arton Zymeri, për Kosovapress u shpreh se gjithmonë po ballafaqohen më këtë problem.
Sipas tij, këto pritje të gjata në pikën kufitare Merdare po shkaktohen si pasojë e maltretimeve që po u bëhen nga ana e Serbisë.
“Sot prita që nga ora 09:30 deri tani dhe ma merr mendja rreth orës 13:00 dalim e njëjta është gjithmonë, kur kanë pushime fëmijë në Gjermani ka gjithmonë probleme për me dal në kufi, nuk është kah shqiptarët problemi, por kah shqiptarët….problem nuk na ka bërë protesta, problem po bëjnë andej kah Serbia”, tha ky qytetar.
Lutë Grabanica i cili po udhëtonte për në Gjermani shprehu shqetësimin e tij për këto pritje të gjata në Merdare.
Edhe ky mërgimtar tha se pritjet më të gjata po bëhen në pikën kufitare me shtetin serb.
“Qe tri orë…. Valla pres edhe më shpesh edhe më shumë… Jo nuk na kanë treguar. Mirë është për vendin tonë, për udhëtarët që udhëtojnë për në mërgim nuk është herë e parë, por prej që jam qe 24 vite në gurbet me nga tri, katër, pesë orë deri në 10 orë më ka ndodhur me prit”, u shpreh Grabanica.
Edhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare janë shtuar kolonat dhe pritjet.
Në këtë pikë kufitare kolonat e automjeteve gjatë kohës së protestës arritën deri në 2 kilometra.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Merdare në shenjë pakënaqësie për ndalesat që po u bëhen anëtarëve të Partisë Liberale të Serbisë po në këtë pikë kanë tentuar të kalojnë në atë pjesë kufirin. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore