Kolltukë për ruajtjen e rrobave - një trend i dizajnit që do t'u pëlqejë shumë njerëzve

Kur karrigia bëhet vend për rroba dhe aleate e qëndrueshmërisë
A ju pëlqen të kombinoni funksionalitetin dhe estetikën në interier, duke qenë të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit, dhe me gjithë këtë nuk jeni imun ndaj grumbullimit të gjërave në kolltuk gjatë javës?! Kemi një lajm të mirë për ju!
Duke zhvilluar projekte të qëndrueshmërisë, bota e dizajnit është kapur pas një tendence argëtuese që na ka sjellë karrigen e ruajtjes së gardërobës.
Dy versionet inovative janë rezultat i bashkëpunimit mes studiove të dizajnit dhe markave të njohura botërore të mobilieve dhe teknikës së bardhë me idenë për të mbështetur trendin e qëndrueshmërisë, por edhe duke na kujtuar të gjithëve se duke i larë rrobat më rrallë, ne jemi duke bërë mirë për planetin tonë.
Të dhënat tregojnë se një familje në Evropë mesatarisht e përdor rrobalarësen 220 herë në vit, e cila konsumon pak më shumë se 10.000 litra ujë dhe lëshon rreth 61 kilogramë dyoksid karboni, transmeton Telegrafi.
- YouTube www.youtube.com
Kolltuku me emrin “The Wash Less Chair” ka formë të rrumbullakosur dhe është e tapetuar me një pëlhurë të veçantë të krijuar nga riciklimi, e cila ka aftësi të eliminojë kërpudhat, bakteret, viruset dhe aromat e pakëndshme, duke bërë që rrobat tuaja të mbesin në gjendje të mirë për më gjatë. Ajo përmban edhe një mbajtëse në formë briri që i mundëson çdo cope të rrobës së varur të “marrë frymë”, të ajroset dhe të përdoret pa larje të përditshme.
Kolltuku tjetër, “The Rewear Chair”, nga krijuesit e saj përshkruhet si shumëfunksionale dhe modulare, e aftë të “strehojë” një javë rroba të grumbulluara. Ajo është ndërtuar nga druri i kedrit që nuk është prerë, por është rrëzuar nga era, ndërsa disa pjesë janë prej druri të ricikluar frashri. Në përpunim është përdorur dyllë blete, ndërsa futjet prej ndjerë janë të ngopura me vaj kedri që vepron si antiseptik natyral.
Edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare se këto projekte do të hyjnë në prodhim masiv, prirja për multifunksionalitet në enterierët modernë është gjithnjë e më e pranishme. Kur kësaj i shtohet edhe ideja e qëndrueshmërisë, shtëpitë tona në të ardhmen do të jenë vende të rehatshme, të organizuara me mençuri dhe “të buta” ndaj natyrës dhe mjedisit. /Telegrafi/

















































