LAJMI I FUNDIT:

Kolera ka shpërthyer në Mariupol, thotë zyrtari ukrainas – sëmundjet infektive mund të marrin jetën e mijëra njerëzve

Kolera ka shpërthyer në Mariupol, thotë zyrtari ukrainas – sëmundjet infektive mund të marrin jetën e mijëra njerëzve

Gjatë ditës së sotme u raportua mbi situatën në Mariupol, nga ku zyrtarët ukrainas paralajmëruan se kushtet atje po përkeqësohen dhe njerëzit janë në rrezik të sëmundjeve.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boychenko – i cili nuk është në Mariupol, por jeton në një territor të kontrolluar nga Ukraina – vlerëson se disa banorë mund të jenë të sëmurë dhe ky numër pritet të rritet, transmeton Telegrafi.

“Kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet, por ata [autoritetet e okupimit] po e fshehin atë”, tha Boychenko. “Qyteti është mbyllur për karantinë. Askush nuk lejohet të hyjë dhe të dalë”.


“Ky është një infeksion. Përhapet shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë për ta menaxhuar. Pa mjekë, pa spitale për sëmundjet infektive. Ata kanë shkatërruar një spital të tillë në qytetin tonë, duke përfshirë të gjitha pajisjet. Na kanë vrarë mjekët. Kjo luftë infektive mund të marrë mijëra jetë”.

Sipas tij, nuk ka raste të dokumentuara të të sëmurëve nga kolera që trajtohen në spitalin e qytetit, pasi nuk ka akses në spital.

Megjithatë, Boychenko është i bindur se ka prova të mjaftueshme për një shpërthim kolere në Mariupol. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori