LAJMI I FUNDIT:

Koktej molotovi në zyrat e VV-së, nis seanca kundër tre të akuzuarve

Koktej molotovi në zyrat e VV-së, nis seanca kundër tre të akuzuarve

Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestare për dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.

Kryetarja e Trupit Gjykues, Albina Rama tha se seanca për këtë rast do të mbahen të mbyllura pasi që i akuzuar në këtë rast është i mituri Çlirim Gërbeshi.


Madje ajo përmes aktvendimit ndaloi edhe zbulimin dhe të gjitha të dhënat për të miturin që akuzohet për përgatitje të veprës terroriste.

“Meqenëse në mesin e të dyshuarve për këtë vepër penale gjykata konform nenit 47 dhe 66 të Kodit të Drejtësisë për të mitur përjashtohet publiku në këto seanca tani e tutje për këta persona do të jenë të mbyllura. Po ashtu njoftoj se çdo e dhënë me zbulimin e identitetit i të miturit nuk guxon të dalë në media”, tha ajo.

Gëzon Kastrati dhe Kora b Korça të cilët tani janë pjesë e PSD dhe C.G. pjesë e Vetëvendosjes akuzohen për koktej molotovi që i ishte gjetur në zyrat e Vetëvendosjes në shtator 2016./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori