Ronald Koeman është shtrirë në spital të Amsterdamit, pasi ka probleme me zemër.

Agjenti i tij Rob Jansen ka thënë se trajneri holandez është aktualisht në spital duke bërë kontrolle për zemër, por gjendja e tij është stabile.


Ish-anëtari i Barcelonës që aktualisht udhëheq Tulipanët, nuk ndihej mirë në këtë mëngjes dhe është detyruar të shtrihet në spital.

koeman 1

"Ky është një shok. Fatmirësisht gjëra po shkojnë mirë. Më shumë shëndet, trajner", ka shkruar Federata e Futbollit të Holandës.

Bashkëshortja e tij Barntina ka rrëfyer se ata ishin duke qëndruar në shtëpinë  e tyre, mirëpo për një moment Koeamn nuk ndihej mirë dhe kishte rënë në dysheme.

Ajo kishte njoftuar ambulancën, por fatmirësisht tani gjendja e tij është stabile dhe pritet të lëshohet shpejtë nga spitali. /Telegrafi/

telegrafi sport app