Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sistemin shëndetësor, të drejtat dhe ankesat e pacientëve, shërbimet shëndetësore, punën në shoqatë, etj. 

Kodra po ashtu ka folur për sigurimet shëndetësore.


“Kur ka filluar me u disktu nuk kam menduar që edhe 2025 do të nxinte pa sigurime shëndetësore... por tash mendoj që po edhe 2030, ndoshta edhe 2035 mundet me na zënë pa sigurime...kushdo që mendon se sigurimet shëndetësore bëhen shpejt e ka gabim dhe kushdo që premton, se partitë dinë me thanë që i bëjmë, sigurimet shëndetësore nuk bëhen shpejt...”, tha ai.

Sipas tij, për sigurime shëndetësore duhet të ketë legjislacion të përshtatshëm, duhet të ketë një listë të shërbimeve dhe çmimore të secilit shërbim që kanë me dhënë.

“Asnjë nga këto nuk janë dhe këto duhen vite me u bë... problematike për mua është jo pse nuk kanë filluar sigurimet shëndetësore, problematike është pse nuk ka filluar me u lëviz drejt këtyre veprimeve që i përmenda. Pa sigurime të paktën, unë mendoj që me seriozitet të madh na duhet të paktën edhe 5 vite... me këtë seriozitet qysh është tu u punu tash, po edhe një dekadë mundet me na shku”, tha ai.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë”, mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/