Telekomi i Kosovës lanson dy produkte të reja për të gjithë konsumatorët Pre Paid menjëherë pas thirrjes së parë me kod të ri shtetëror 383.
Liria në komunikim dhe atraktiviteti karakterizojnë këto dy produkte, ku përveç minutave, SMS-ve dhe internetit brenda Kosovës në çdo operator, konsumatorët do të përfitojnë brenda kësaj pakoje edhe minuta dhe internet për thirrje ndërkombëtare.
Pakoja 9.99 EUR përmban 200 minuta trafik (thirrje – minuta) VALA – VALA dhe me të gjithë operatorët vendorë, 1GB internet, 300 SMS kombëtarë, 10 minuta drejt Gjermanisë, Francës, Zvicrës, Austrisë, etj., si dhe 100 MGB internet ndërkombëtar.
Pakoja 4.99 EUR përmban 100 minuta trafik VALA – VALA dhe me të gjithë operatorët vendorë, 0.5GB internet, 100 SMS kombëtarë.
Vlefshmëria e këtyre dy pakove është 28 ditë dhe pas shpenzimit të tyre, konsumatorët do të kenë mundësi të riblejnë dhe modifikojnë pakon sipas nevojave të tyre.
“Këto dy pako të reja u mundësuan sot pas lëshimit në funksion të kodit të ri +383. Shumë barriera që kishte VALA deri më tani, dita-ditës do të eleminohen dhe në këto rrethana të reja të krijuara tashmë me kodin e ri, përfitues do të jenë direkt qytetarët e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës”, bëri të ditur Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Duke paralajmëruar për produkte dhe oferta edhe më atraktive në të ardhmen, ai ka thënë se benifitet nga kodi i ri, do të jenë edhe financiare, pasi që Kosovës së shpejti, do t’i jepet mundësia e barabartë si edhe e anëtarëve të tjerë të ITU-së, e përfitimit nga trafiku ndërkombëtar që do të gjenerohet tash e tutje drejt kodit identifikues shtetëror 383. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?