LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiç: Thaçi e Vuçiq të vazhdojnë dialogun për të shmangur provokimet

Kocijançiç: Thaçi e Vuçiq të vazhdojnë dialogun për të shmangur provokimet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka thënë se të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq duhet të vazhdojnë dialogun për të shmangur provokimet.

“Puna rreth arritjes së një marrëveshje ligjërisht të pranueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, të cilat duhet të jenë reciprokisht të pranueshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, është një proces kompleks dhe i vështirë, dhe të dyja palët kanë nevojë për hapësirë për diskutim dhe atmosferë të qetë ku mençuria duhet të mbizotërojnë”, ka thënë Kocijançiç, shkruan “Blic.rs”, përcjell Telegrafi.


Këto komente Kocijançiç, i bëri  pasi që u pyet rreth deklaratave të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi i cili deklaroi se “në rast të prekjes së kufijve duhet t’i vësh përsëri çizmet ushtarake”.

Koçijançiq nuk pranoi ti komentoj këto deklarata duke thënë se “BE-ja zakonisht nuk komenton deklarata të tilla”.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta respektojnë marrëveshjen e MSA-së sa i përket menaxhimit të kufijve.

“Edhe Kosova dhe Shqipëria janë të angazhuar për menaxhim të shëndoshë të kufijve në respekt të plotë të detyrimeve të tij sipas Procesit të Stabilizim-Asocimit të BE-së dhe ne presim që ata të veprojnë në përputhje me to”, ka deklaruar Kocijançiç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori