Avokati Arianit Koci ka kritikuar sjelljen e Policisë së Kosovës në raport me protestën e djeshme të organizuar nga PSD.
Koci në një adresim në Facebook ka thënë se sjellja e Dardan Molliqajt në raport me një polic gjatë protestës nuk ishte e pranueshme.
“Por, këto situata ndodhin në protesta. Kryesi i një veprimi të ndaluar me ligj, sanksionohet. Prandaj ekziston përgjegjësia penale apo politike”.
Koci thotë se ka mundësi që Dardani e ka pas pjesë të strategjisë, veprimin e tillë ndaj policit, por sipas tij problem më i madh është sjellja e policit dhe kolegëve të tij.
“Kur pengohet apo sulmohet në detyrën e vet, polici ka të drejtë ligjore, por edhe morale, me u mbrojt. Me e përdorë forcën propocionale për neutralizimin e sulmuesit”, ka shkruar Koci, përcjell Telegrafi.
Koci thotë se Molliqaj ka mundur edhe të arrestohet e shoqërohet në stacion policor për veprimin e tij.
“Nëse në rastin konkret, polici nuk e ka mbrojtur vetën. Nëse se ka mbrojtur vetën, si do të na mbroj neve-në rast nevoje? Shteti e ka aparatin e dhunës në dorë. Duhet ta përdorë, kur e vlerëson që është e nevojshme. Në këtë rast, ka dështuar”, vijon tutje Koci.
Avokati hedh dyshime që mos reagimi i policisë ka ardhur nga fakti se Molliqaj përfaqëson një subjekt politik, pasi sipas tij tjera reagime kanë ndodhur me qytetarët e thjeshtë.
“Dështimi është edhe më i madh, kur e dimë që Dardani është fytyrë publike-kryetar i një partie politike. A kishte ndodh ky tolerim, po të ishte në vend të Dardanit, ndonjë anonimus? A e dini, sa persona janë proceduar për pengim të personit zyrtar? Për sulm, as të mos flasim”.
Koci megjithatë thotë se pa asnjë dilemë do të ishte i gatshëm të mbrojë Molliqajn në raste të ndonjë procedimi të tij.
“Kështu funksionon drejtësia”, ka përfunduar Koci.
Kujtojmë sot PSD ka publikuar një tjetër video ku pretendojnë se paraprakisht Policia në mënyrë të dhunshme ishin sjellë ndaj Molliqajt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë