LAJMI I FUNDIT:

Kocarev: Na nevojitet marrëveshje e re fundamentale për shtetit por nuk besoj se elita politike do ta respektojë

Kocarev: Na nevojitet marrëveshje e re fundamentale për shtetit por nuk besoj se elita politike do ta respektojë

Nëse e humbasim kombin, nuk ka duhet integrim evropian. Nëse e humbim shtetin e Maqedonisë, nuk do të ekzistojë entitet shtetëror që të integrohet në BE. Kështu BE-ja nuk do të ketë çfarë të integrojë ndërsa ne çfarë të shënojmë dhe festojmë. Kemi vizion dhe kapacitet t’u përgjigjemi sfidave aktuale, tha kryetari i ASHAM-it, Lupço Kocarev në shënimin e 54-vjetorit të Akademisë.

Ai theksoi se na nevojitet marrëveshje e re fundamentale për interesat shtetërore, e mbështetur nga subjekte politike relevante, pavarësisht nëse janë në pushtet apo në opozitë. Për këtë, siç tha, na lidhin edhe dy jubiletë të cilët i festojmë këtë vit, shënimi i 30-vjetorit të pavarësisë së shtetit dhe 100-vjetori i lindjes së Bllazhe Koneskit.

“Nëse në 30 vitet e kaluara ishim dëshmitarë të erozionit dhe shkatërrimit të shtetit të Maqedonisë, duke i përfshirë këtu shkencën, artin, kulturën, arsimin, shëndetësinë, gjyqësinë, ekonominë, administratën publike, idenë dhe inteligjencën maqedonase ose thënë me një fjalë gjithçka, atëherë në mënyrë të pakapërcyeshme imponohet pyetja, si më tej? Nëse çdo qeveri e deritanishme ofronte qasje gjithnjë e më të reja dhe më inovative në shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë, vallë nuk është koha të thuhet – kështu më nuk mundet”, tha akademiku Kocarev.


Ai potencoi se nëse edhe qeveria e ardhshme vazhdon me, siç tha, politikat destruktive dhe korruptuese, atëherë duhet të përballemi me realitetin dhe me sfidat e shtetit i cili po mbytet në mënyrë të pamëshirshme.

“Ne si anëtarë të institucionit më të lartë shkencor dhe artistik në shtet nuk mund të jemi dëshmitarë memecë në tendencat e këtilla, të mos paralajmërojmë dhe të mos ofrojmë zgjidhje dhe vizione”, theksoi Kocarev.

Ai tha se analiza e paqasshme në fjalimet e paracakohshme të ish-presidentëve Branko Cërvenkovski dhe Gjorgje Ivanov dhe të shefit aktual të shtetit Stevo Pendarovski, të thëna në tubimin shkencor solemn, tregojnë se shtetit i nevojitet marrëveshje e re fundamentale me konsensus të gjerë nacional dhe shtetëror, të mbështetur nga subjekte politike relevante në vazhdimësi pavarësisht nëse janë në pushtet ose në opozitë, në të cilin duhet të kyçet edhe opinioni akademik dhe intelektual.

Kryetari i ASHAM-it propozon kufizim të ingerencave të pushtetit ekzekutiv në sfera të cilat sipas Kushtetutës janë përcaktuar si sfera autonome të shoqërisë, siç janë arsimi, shkenca, kultura, shëndetësia dhe tjetër.

“Propozoj që të sillet ligj me të cilin do të merren ingerencat e MASH-it për të përgatitur strategji për zhvillim për arsim dhe shkencë ose të përgatisë reforma në sistemin arsimor dhe shkencor. Së dytë, strategjitë, reformat në sinergji do t’i përgatisin ASHAM, universitetet dhe odat ekonomike. MASH do të obligohet t’i implementojë strategjitë dhe reformat e implementuara”, tha Kocarev.

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët

Lajme
Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Kosova pa 193 njohjet e premtuara

Lajme
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë

Politikë
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi

Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Kalo në kategori