Koçan edhe sot në gjykatë

Ndërmarrësi i kompanisë ''Transmet'' dhe pronarë i televizionit ''Nova'' Sead Koçan edhe sot do të del para gjykatësve të Gjykatës Penale për lëndën ''Trust'' ku është i akuzuar për falsifikim faturash dhe dokumentesh për tenderin e ''ELEM SH.A'', shkruan Telegrafi Maqedoni.
Seancat në fjalë janë anuluar disa herë kurse deri tani një nga ish-kolegët e Koçan e ka pranuar fajin.
Përveç Koçan, në gjykim janë edhe disa të punësuar tjerë të kompanisë që kanë pranuar të manipulojnë me tenderët e dyfishta.
Prokuroria Speciale Publike është nismëtare e këtij gjykimi pasi lënda në fjalë del nga ''bombat'' e publikuara nga Zoran Zaev. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































