LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Të hetohet “dora e mëshirës” së shtetit për personat e privuar nga liria

KMDLNj: Të hetohet “dora e mëshirës” së shtetit për personat e privuar nga liria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka thënë se sipas informatave që kanë mbi 460 raste i janë dërguar, nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Presidentit të Kosovës për falje për personat e privuar nga liria e që janë në të gjitha institucionet mbajtëse në Kosovë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, dosjet apo kërkesat për falje nga Presidenti paraqiten nga SHKK i cili i dërgon të gjitha kërkesat që i bëjnë të burgosurit edhe në ato raste kur nuk i plotësojnë kushtet, në mënyrë që të mos diskriminohet asnjë i burgosur në realizimin e një mundësie të përfitimit.

KMDLNj, konsideron se gjatë realizimit të drejtave të peronave të privuar nga liria po diskriminohen padrejtësisht: personat e sëmurë, femrat, të miturit, shtetasit e huaj.


“Të burgosurit në Kosovë i janë ankuar KMDLNj-së se, përkundër sjelljeve të mira po mungon mëshira e Shtetit ndaj tyre dhe kryesisht po përfitojnë ata që kanë përkrahje politike, kanë para si dhe ndikim , si brenda burgut ashtu edhe jashtë tij”, thuhet në reagimin e bërë për media.

KMDLNj kërkon kujdes në trajtimin e rasteve për personat e moshuar, ata me probleme të rënda shëndetësore (me sëmundje të pashërueshme), për femrat e dënuara, për të miturit si dhe ata me aftësi të kufizuar.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

“Presidenti i Kosovës ka të drejtë , në bazë të rekomandimit të Komisionit ad hoc t’i fatë të gjithë të dënuarit apo të mos e falë asnjë të dënuar. Ka të drejtë që të mos përfillë as rekomandimet e Komisionit ad hoc. Pra, kjo është e drejtë ekskluzive e Presidentit për të cilin në asnjë kontekst nuk mund t’i nënshtrohet asnjë lloj përgjegjësie. Deri më tani , në shfrytëzimin e kësaj të drejte më dorëlirë kanë qenë presidenti Sejdiu dhe ushtruesi i detyrës së Presidentit , ish kryetari i Kuvendit , Jakup Krasniqi ndaj të cilëve , pa asnjë arsye u pati zhvilluar një fushatë linçuese duke kërkuar edhe përgjegjësi penale për një të drejtë që ishte dhe është e drejtë ekskluzive e Presidentit , përjashtuar këtu veprat e listuara të cilat nuk ka të drejtë t’i falë as Presidenti.

Pritjet e të dënuarve për falje nga Presidenti kanë qenë të mëdha ndërsa faljet, sidomos nga Presidentja Jahjaga por edhe nga Presidenti Thaçi kanë qenë simbolike dhe në shpërputhje të madhe me kërkesat e të dënuarve. Nga 450 – 500 kërkesa për falje, t’i falni 2-3 të dënuar paraqet fyerje dhe zhgënjim për të dënuarit, familjet e të dënuarve dhe mohim i punës së madhe që bënë Shërbimi Korrektues i Kosovës të cilit i vështirësohet shumë puna në zbatimin e programit të risocializimit dhe të cilët pastaj përballen me protesta, pakënaqësi dhe greva të personave të privuar nga liria.

Kosova është i vetmi vend në rajon i cili përkundër ndryshimeve të mëdha politike , sistemore dhe shoqërore nuk e ka miratuar Ligjin për Amnisti nga i cili do të përfitonin shumë të burgosur.
Të dënuarit në Kosovë mundësinë më të madhe dhe më të mirë për të përfituar e kanë përmes Panelit për Lirim me Kusht i cili , më parë , nuk kishte arsyetuar pritjet e të dënuarv, të institucioneve korrektuese e as të organizatave monitoruese por se kohëve të fundit ka përmirësime cilësore dhe sasiore në trajtimin e kërkesave , ndonëse mund të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim. KMDLNj vlerëson se kriteret e përcaktuara si dhe përbërja e Panleit për Lirim me Kusht janë pengesë e progresit të punës së këtij Paneli. Për KMDLNj-në kriteri kryesorë i Panelit për Lirim me Kusht duhet të jetë sjellja e të dënuarit gjatë vuajtjes së dënimit përkatësisht kalimi me sukses i procesit të risocializimit. Pendimi i sinqertë është fjalë goje, nuk ka njësi matëse për të dhe risocializimi i suksesshëm nuk mund të bëhet pa një pendim që manifestohet në bazë të sjelljeve e jo një fjale.

Kurse, pesha e veprës së kryer është dhe duhet të jetë kriter përcaktues i Gjykatës përkatëse e në bazë të cilit edhe shqiptohet lartësia e dënimit e asesi e Panelit për Lirim me Kusht i cili nuk ka mandat të merret me vendimin e Gjykatës por me sjelljen e të dënuarit, si kriter kryesorë për falje apo refuzim të kërkesës.
Të burgosurit në Kosovë i janë ankuar KMDLNj-së se, përkundër sjelljeve të mira po mungon mëshira e Shtetit ndaj tyre dhe kryesisht po përfitojnë ata që kanë përkrahje politike, kanë para si dhe ndikim , si brenda burgut ashtu edhe jashtë tij.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut konsideron se gjatë realizimit të drejtave të peronave të privuar nga liria po diskriminohen padrejtësisht:
– Personat e shtyer nga mosha të dy gjinive ndaj të cilëve edhe bëhet padrejtësi;

– Personat e dënuar të sëmurë rëndë nga sëmundje të pashërueshme (me diagnoza terciare) të cilët, në mungesë të mëshirës së shtetit dhe në pamundësi të kushteve për trajtim të duhur mjekësorë vdesin në burgje apo vdesin pasi dërgohen në spitale në gjendje jashtëzakonisht të rëndë;
– Femrat e dënuara: është diskriminim flagrant që iu bëhet femrave të dënuara që përfitojnë shumë pak krahasuar me burrat e dënuar;
– Të miturit e dënuar: numri i përfituesve te të miturit është i vogël andaj KMDLNj vlerëson se edhe diskriminohen;
– Personat me aftësi të kufizuar dhe ata që janë të varur nga narkotikët;
– Shtetasit e huaj e sidomos ata nga Shqipëria dhe Serbia;
– Personat e dënuar për vepra të cilësuara si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit;
– Personat e dënuar sipas veprës së cilësuar si radikalë islamikë apo pjesëmarrës në luftërat e huaja.

KMDLNj kërkon kujdes në trajtimin e rasteve për personat e moshuar, ata me probleme të rënda shëndetësore (me sëmundje të pashërueshme), për femrat e dënuara, për të miturit si dhe ata me aftësi të kufizuar.

Për të dënuarit për vepra të cilësuara si krime lufte apo krime kundër njerëzimit duhet të merren si bazë vendimet e Tribunalit Ndërkombëtarë për Krime Lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë në Hagë, si autoritet suprem në botë për gjykimin, trajtimin dhe lirimin e këtyre rasteve.

Edhe për trajtimin e rasteve të radikalizmit fetar duhen të merren parasysh praktikat e mira të shteteve demokratike e që janë përballur me këtë çështje. Deradikalizimi në asnjë mënyrë nuk mund të arrihet vetëm me mjete represive sepse dënimi është mjet represiv kurse përfitimet , nga ato më të vogla e deri te lirimi apo falja duhet të mbështeten ekskluzivisht në sjelljet e personave të dënuar.

Në kohën kur të gjithë akterët relevant të bëjnë thirrje për zbatim të masave alternative të dënimit, paraburgimi dhe dënimi në rast se nuk është i nevojshëm i relativizojnë skajshmërisht masat alternative të dënimit duke afirmuar vetëm dënimin si kusht të vetëm për risocializim të suksesshëm dhe integrim në shoqëri e që është gabim dhe rritë kriminalitetin dhe recidivizmin.

Shteti duhet të jetë i pamëshirshëm dhe i drejtë në zbatim të Ligjit kur është e domosdoshme sikur që duhet të demonstrojë mëshirë në raste kur janë krijuar kushte për këtë e që sipas KMDLNj-së nuk e ka bërë deri më tani në masë të nevojshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori