LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të qytetarëve

KMDLNJ: Shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar të martën për paralajmërimet e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Sipas KMDLNJ-së, shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Operatori i vetëm në Kosovë për furnizim me energji elektrike i ka bërë kërkesë ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike diku mbi 54 për qind, kurse ZRRE-ja në vend se të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës që me vështirësi po i shlyejnë faturat me çmime ekzistuese, të lehtësuara nga subvencionimi i qeverisë së Kosovës, krahasuar me më herët është treguar më i mëshirshëm duke lejuar shtrenjtimin vetëm me 13.4 për qind që krahasuar me shumën e kërkuar, duket, në shikim të parë si një përfitim apo subvencion shtesë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.


ZRRE-ja paralajmëron shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike
Lexo po ashtu ZRRE-ja paralajmëron shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike

Më tej në komunikatën e KMDLNj-së thuhet se në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës, duke u mbështetur në “praktikat e mira” të qeverive të mëparshme ka vazhduar t’ua paguajë rrymën serbëve (dhe të tjerëve) në veriun e Kosovës duke e zbatuar skajshmërisht të deformuar parimin e diskriminimit pozitiv.

“Vetëm për vitin 2022, Qeveria e Kosovës, për t’i qetësuar serbët e Veriut të Kosovës e në kurriz të kësaj kanë përfituar edhe të tjerët ka ndarë 63 milionë euro për pagesën e faturave për energji elektrike që e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, pa asnjë masë kufizimi, për dallim nga paguesit e rregullt të faturave poshtë lumit Ibër që iu janë nënshtruar reduktimeve dhe prishjeve të shumta”, thekson KMDLNJ. /Telegrafi/