Kërkesa e ministrit të Financave, Bedri Hamza për shkurtim të afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale nga 5 vjet në 5 muaj, sipas KMDLNj –së është e papranueshme, jashtë çdo logjike dhe përpjekje që të dëmtojë drejtpërdrejtë viktimat e dhunës seksuale.
Kjo sipas KMDLNJ-së, duke marrë parasysh faktin se për verifikimin e drejtë të këtij procesi që është jashtëzakonisht i komplikuar duhen vite të tëra siç është vepruar në shtetet që e kanë përjetuar këtë tragjedi njerëzore.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Shkurtimi i afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, mohim i njohjes për këto viktima!
Kërkesa e ministrit të Financave, Bedri Hamza për shkurtim të afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale nga 5 vjet në 5 muaj, sipas KMDLNj –së është e papranueshme, jashtë çdo logjike dhe përpjekje që të dëmtojë drejtpërdrejtë viktimat e dhunës seksuale. Duke marrë parasysh faktin se për verifikimin e drejtë të këtij procesi që është jashtëzakonisht i komplikuar duhen vite të tëra siç është vepruar në shtetet që e kanë përjetuar këtë tragjedi njerëzore. Nëse flitet për një numër hipotetik përafërsisht 20.000 viktima të dhunës seksuale, koha prej pesë (5) muajve nuk do të mjaftonte as për evidentimin e shënimeve elementare personale e lere më të përfundojë procesi i verifikimit.
KMDLNj e ka të qartë se gjatë caktimit aq të shkurtë të kohës për verifikim, ose kjo është bërë nga zyrtarë që nuk kanë njohuri elementare për procesin e verifikimit ose që nuk duam të besojnë, është bërë me qëllim që të drejtat që iu takojnë me ligj viktimave të dhunës seksuale t’i gëzojnë vetëm një numër i vogël i tyre që do të verifikoheshin për këta pesë (5) muaj kurse të tjerët do të mbeteshin jashtë listës.
Jemi dëshmitarë që proceset shumë më të thjeshta kanë pasur kohëzgjatje shumë më tepër se pesë muaj dhe se ky afat ishte shtyrë disa herë siç janë shlyerja e borxheve, dorëzimi dhe shkatërrimi i armëve, importimi i veturave të vjetra, harmonizimi i listave të veteranëve të UÇK –së, kompletimi i listave të personave që konsiderohen si të pagjetur etj.
KMDLNj plotësisht e kupton reagimin e shoqatave që merren me viktimat e dhunës seksuale për këtë ngushticë kohore nga pesë (5) vjet në pesë (5) muaj, është në anën e këtyre shoqatave e sidomos është në anën e mbrojtjes së të drejtave për viktimat e dhunës seksuale, të cilat me këto pesë (5) muaj skajshmërish diskriminohen deri te mundësia e realizimit të kësaj të drejteje në afat pesë (5) mujor dhe kërkon që koha e verifikimit të viktimat e dhunës seksuale mos të afatizohet në pesë (5) muaj por të mbetet pesë (5) vjet, me mundësi të vazhdimit deri në rastin e fundit të verifikimit. Çdo veprim tjetër i Qeverisë së Kosovës (pavarësisht kush është në pushtet) e sidomos afati i kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut përmes kufizimit dhe kushtëzimit kohor prej pesë (5) muajve që nëse kjo kërkesë pranohet atëherë shumë viktima të dhunës seksuale do të mbeten të patrajtuara, të pambrojtura dhe të nëpërkëmbura nga shteti detyrim i të cilit pikërisht është që këto viktima të trajtohen sipas ligjit, të ndihmohet në rehabilitimin e tyre në mënyrë që për aq sa do të jetë e mundur t’i integrojmë në shoqëri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A