LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ përkrahë protestën për hapje të rrugës “Xhorxh Bush”

KMDLNJ përkrahë protestën për hapje të rrugës “Xhorxh Bush”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një komunikate drejtuar mediave thotë se mbështesin hapjen e rrugës “Xhorxh Bushi”.

KMDLNJ thotë se trafiku është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët.

“Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment “është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave ..” , dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit”, thuhet në reagim.


Prishtinasit organizojnë protestë për të kërkuar hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”
Lexo po ashtu Prishtinasit organizojnë protestë për të kërkuar hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”

Më tej në njoftim thuhet se për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban.

“Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera. KMDLNj-ë përkrahë protestën e qytetarëve për hapje të rrugës “Xhorxh Bush” dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera

Mes tjerash, KMDLNJ thotë se “Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori