LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj gjuhës linçuese të deputetit Erion Braçe ndaj bizneseve kosovare

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj gjuhës linçuese të deputetit Erion Braçe ndaj bizneseve kosovare

Klubi i Prodhuesve të Kosovës me anë të një njoftimi shpreh reagimin kundrejt gjuhës denigruese dhe linçuese të deputetit të parlamentit shqiptar Erion Braçe, ndaj kompanisë kosovare “Doni Fruits”.

Sipas KPK-së, Qeveria e Shqipërisë, por edhe e gjithë skena politike dhe shoqërore do të duhej ta kundërshtonin dhe të dënonin një gjuhë të tillë, e cila veçse shkakton polarizime dhe ndikon në frymën bashkëpunuese tregtare në mes të dy vendeve.

“Prodhuesit dhe tregtarët nga Kosova ka kohë që hasin në probleme të shumta gjatë operimit të tyre në tregun e Shqipërisë, problemet këto të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët, por edhe ndikojnë në klimën e investimeve kosovare në Shqipëri. E sa i përket kushteve e të bërit biznes, ndërmarrësit dhe prodhuesit nga Kosova ankohen për mos mbrojtje nga shteti shqiptar”, thuhet në reagim.


Reagimi i deputetit Erion Braçe për afaristin nga Kosova, po vlerësohet shantazh ndaj prodhimeve kosovare
Lexo po ashtu Reagimi i deputetit Erion Braçe për afaristin nga Kosova, po vlerësohet shantazh ndaj prodhimeve kosovare

“Ambienti i të bërit biznes për ta vështirësohet kur hasin në probleme të ndryshme në mosrespektimin e kontratës, mospagesës së mallrave dhe shërbimeve, shkatërrimin e pronës dhe shumë e shumë probleme tjera. Shto këtu tanimë edhe gjuhën linçuese dhe fyerjet nga përfaqësues të Parlamentit shqiptar”, vijon reagimi.

Në fund, KPK thotë se shpresojnë që Parlamenti, por edhe Qeveria nga Shqipëria të marr masa dhe të reagoj lidhur me rastin, e njëkohësisht presim erdhe reagimin e institucioneve vendase, në mbrojte të prodhuesve vendor. /Telegrafi/