LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Karatesë Prishtina shkëlqen në Kampionatin e Kosovës, dominojnë në garat për junior dhe senior  

Klubi i Karatesë Prishtina shkëlqen në Kampionatin e Kosovës, dominojnë në garat për junior dhe senior  
Klubi i Karatesë Prishtina (Foto: KK Prishtina/Facebook)

Garuesit e KK Prishtina shkëlqyen duke nisur vitin 2019 me tre tituj kampioni, dy nën-kampioni dhe dy vende të treta.

Gjatë ditës së shtunë, më 19 janar në Pallatin e Sporteve në Prishtinë u mbajt Kampionati i Kosovës për kadet, junior (U-21) dhe senior.

Ky kampionat u mbajt falë organizimit të Bordit të Federatës së Karatesë së Kosovës në krye me kryetarin e FKK -së Z. Ismet Krasniqi.


Klubi i Karatesë Prishtina me rezultate të mira në Kupën Pavarësia
Lexo po ashtu Klubi i Karatesë Prishtina me rezultate të mira në Kupën Pavarësia

Së bashku me Krasniqin ishin edhe Komisioni i Garave dhe Komisionin e Referëve me punë dhe angazhim maksimal duke organizuar kampionatin më të mirë dhe të paparë ndonjëherë tek ne dhe më gjerë.

Shkëlqimin më të madh këtij kampionati thuhet se ja dhanë drejtuesit dhe gjyqtarët botërorë e Evropianë Javier Escalante, Robert Hamara, Alois Weisbock dhe Franceska Marquez.

Klubi i Karatesë Prishtina (Foto: KK Prishtina/Facebook)

Në këtë ambient madhështor para shikuesve dhe mysafirëve të shumtë garuesit e Klubi të Karatesë Prishtina shkëlqyen duke nisur vitin 2019 me tre tituj kampioni, dy nën-kampioni dhe dy 2 vende të treta.

Kampion nga KK Prishtina u shpallen Argjend Bernjani për senior dhe junior dhe Antoneta Budakova në kategorinë e juniorëve.

Nën-kampion nga KK Prishtina u shpallen Antoneta Budakova për seniore, Arsim Qiriqi për senior dhe Endrit Shasivari për (U-21) deri në 84 kilogram.

Në anën tjetër, vendi i tretë shkoi për Enkela Arifin te kadetët dhe Antoneta Budakova te juniorët deri në 53 kilogram. /Telegrafi/

Klubi i Karatesë Prishtina me rezultate të mira në Kupën Pavarësia
Lexo po ashtu Klubi i Karatesë Prishtina me rezultate të mira në Kupën Pavarësia

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori