LAJMI I FUNDIT:

Klinsmann identifikon tre lojtarë kyç të Interit dhe pikën e dobët të Man Cityt

Klinsmann identifikon tre lojtarë kyç të Interit dhe pikën e dobët të Man Cityt

Ish-sulmuesi i Interit, Jurgen Klinsmann beson se Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez do të jenë lojtarët kryesorë të Nerazzurrëve në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, të cilët kanë një pikë të dobët në krahë.

Ish-reprezentuesi gjerman parashikoi finalen e Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme ndërmjet gjigantëve të Serie A dhe kampionëve të Ligës Premier në një intervistë me mediumin La Gazzetta dello Sport.

“Ndihem si çdo Interist tjetër, por ka një ndryshim. Do ta shikoj ndeshjen nga Seuli, puna më ka sjellë këtu”, ka thënë fillimisht Klinsmann.


Mancini flet për finalen mes Interit dhe Man Cityt në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Mancini flet për finalen mes Interit dhe Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Nerazzurrët kanë humbur 11 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe jo shumë prisnin që djemtë e Simone Inzaghit të arrinin në finalen e Stambollit këtë sezon. Në mesin e tyre ishte edhe Klinsmann, i cili aktualisht është në krye të kombëtares së Koresë së Jugut.

“Arritja në çerekfinale tashmë dukej një objektiv i madh, por kush do ta priste finalen? Tani gjithçka mund të ndodhë, Manchester City është fenomenal, por Interi nuk ka asgjë për të humbur dhe ky është pothuajse një avantazh”.

“Interi do të ketë nevojë për identitet dhe një ndjenjë përkatësie. Kjo është arsyeja pse unë besoj te italianët, veçanërisht te Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella”.

“Nuk është rastësi që futbolli italian ka ecur lart në garat evropiane pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ishte një reagim krenar”.

A ka pika të dobëta City i Pep Guardiolas?

“Çdo ekip ka. Mendoni vetëm për Barcelonën e Pepit të vjetër, e cila, me kalimin e kohës, u shpërbë veçanërisht në krahë. Mendoj se Inzaghi do të gjejë pikat e dobëta të Cityt. Ata do të kenë shanse dhe do të duhet t’i shfrytëzojnë sa më shumë”.

Finalja në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll do të jetë gjithashtu një takim mes dy sulmuesve më të mirë në Evropë këtë sezon, Erling Haaland dhe Lautaro Martinez.

“Haaland është një numër 9 i jashtëzakonshëm, ai do të prishte një autobus, por Lautaro ka evoluar dhe nuk është shumë prapa. Ai është në të njëjtin nivel me sulmuesit më të mirë”.

‘El Toro’ me siguri do të startojë, por ende ka dyshime për partnerin e tij në sulm. A do të shkojë Inzaghi për Edin Dzekon apo Romelu Lukaku?

“Ka shumë shqetësime se cili sulmues do të startojë. Ndoshta është më e rëndësishme se kush do ta përfundojë lojën. Dzeko mund të startojë, por Lukaku mund të jetë shkatërrues nga minuta e 60-të”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar 'stadiumin më të madh në botë'

Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar 'stadiumin më të madh në botë'

Premier League
Wirtz drejt largimit, Leverkuseni synon ta zëvendësojë me yllin e Realit

Wirtz drejt largimit, Leverkuseni synon ta zëvendësojë me yllin e Realit

Bundesliga
Barcelona e gatshme të sakrifikojë dy yje në një marrëveshje shkëmbimi për Leaon

Barcelona e gatshme të sakrifikojë dy yje në një marrëveshje shkëmbimi për Leaon

Ndërkombëtare
Arsenali i gatshëm të largojë katër lojtarë për të financuar blerjen e një sulmuesi të ri

Arsenali i gatshëm të largojë katër lojtarë për të financuar blerjen e një sulmuesi të ri

Premier League
Man City akuzohet për më shumë shkelje të Fair Play Financiar: A do të votojnë klubet e tjera për përjashtimin nga liga?

Man City akuzohet për më shumë shkelje të Fair Play Financiar: A do të votojnë klubet e tjera për përjashtimin nga liga?

Premier League
Man United po monitoron trajnerin e njohur italian si zëvendësues të Ruben Amorim

Man United po monitoron trajnerin e njohur italian si zëvendësues të Ruben Amorim

Premier League
Kalo në kategori