LAJMI I FUNDIT:

Klinikat e Qendrës Klinike të Shkupit në mënyrë joligjore kanë dhënë paga shtesë për të punësuarit

Klinikat e Qendrës Klinike të Shkupit në mënyrë joligjore kanë dhënë paga shtesë për të punësuarit

Një pjesë e klinikave në Qendrën Klinike në Shkup në mënyrë joligjore kanë ndarë shtesa në paga si shpërblime të festave për të punësuarit, ka vlerësuar Ministria e shëndetësisë, dhe ka urdhëruar që kjo të mos bëhet edhe këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Letra me këtë urdhër ka arritur te të gjithë drejtorët e klinikave, ndërsa ata që tanimë kanë ndarë paga shtesë për të punësuarit, shumat e dhëna do të duhet t’i kthejnë. Ministri i dhëndetësisë, Venko Filipçe për TV 24 konfirmoi se është dërguar urdhër i këtillë deri te Qendra klinike, pasiqë dhënja e shtesave është joligjore.

“Pagesa e këtillë është joligjore dhe në kundërshtim me rregulloren e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Marrëveshjes kolektive. Nëse kanë vepruar në këtë mënyrë, duhet që mjetet të kthehen. Nuk theksohet mënyra se si do të kthehen paratë e dhëna, vetë këshillat drejtues të klinikave do të duhet të gjejnë mënyrë për ta kryer këtë.”, ka thënë Filipçe.


Ndërsa drejtorët e klinikave me qëndrime të ndryshme. Disa thonë se asnjëherë nuk kanë dhënë mjete shtesë për festat e fundvitit, por të tjerë shprehen se kjo është një praktikë e rregullt që vazhdon ndër vite. Ata që kanë dhënë shtesë deklarojnë se shpërblimet jepen me vendim të këshillave drejtues të cilët i caktojnë shumat e të hollave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori