Dhimbja e shpinës është një gjendje e zakonshme nga e cila vuan një pjesë e madhe e popullsisë. Zakonisht bëhet fjalë për dhimbjet që shfaqen në pjesën e poshtme të shpinës, legenit (pelvisit) ose në zonën e qafës dhe në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore. Këto dhimbje mund të kenë shkaqe të ndryshme dhe ndryshojnë në intensitetin dhe kohëzgjatjen e tyre.
Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së shpinës dhe qafës
Disa nga shkaqet më të zakonshme janë:
– Lëndimet dhe sforcimi i tepërt – dhimbjet e shpinës mund të shkaktohen nga dëmtimet e shtyllës kurrizore si: tendosje muskulore, tendosje ose hernie e disqeve (jastëkëve) midis rruazave. Sforcimet e përsëritura ose ngritja në mënyrë jo korrekte e objekteve të rënda gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
– Mbajtja e trupit në pozicionin e gabuar – mbajtja e trupit vazhdimisht në pozicionin e gabuar, pra qëndrimi i papërshtatshëm i tij për një periudhë të gjatë kohore, pavarësisht nëse jeni ulur apo në këmbë, mund të ushtrojë presion mbi shtyllën kurrizore dhe muskujt e shpinës, gjë që mund të rezultojë me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose pjesën e qafës.
– Probleme degjenerative – me plakjen, jastëkët ndërvertebrale (disqet) mund të konsumohen ose te shfaqet hernie duke rezultuar me dhimbje shpine. Osteoartriti dhe stenoza kurrizore janë gjithashtu kushte degjeneruese që mund të kontribuojnë në dhimbjen e shpinës dhe qafës.
– Shtypja e nervave – nëse nervat që dalin nga shtylla kurrizore janë të ngjeshur/shtypur ose të irrituar, mund të shfaqet dhimbje shpine. Për shembull, hernia diskale ose disku i dëmtuar mund të shtypë nervat dhe të shkaktojë dhimbje në shpinë ose qafë, në varësi të vendndodhjes së hernies (dëmtimit të diskut).
Trajtimi i mundshëm për dhimbjen e shpinës
Trajtimi për këtë lloj dhimbje të shpinës varet nga shkaku themelor, d.m.th. shkaktari, dhe mund të përfshijë marrjen e disa masave të caktuara si:
– Pushimi dhe aktivitetet fizike te moderuara – pushimi në fazën akute, pra në ditët e para pas fillimit të dhimbjes, mund të jetë i dobishëm. Megjithatë, është e rëndësishme të qëndroni aktiv me ushtrime të lehta për të ruajtur dhe forcuar muskujt e shpinës dhe për të përmirësuar qëndrimin tuaj.
– Ilaçet – barnat që përdoren për të lehtësuar dhimbjet si ibuprofeni ose paracetamoli i njohur ndryshe edhe si acetaminofen mund të merren pa recetë. Në raste më të rënda, mund të përshkruhen edhe barna anti-inflamatore josteroide ose relaksues të muskujve.
– Terapia fizikale – mund të përfshijë ushtrime për forcimin e muskujve dhe teknika relaksimi për të lehtësuar dhimbjen dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.
– Terapitë alternative – tek disa individë, dhimbja e shpinës ose e qafës mund të lehtësohet përmes terapive plotësuese si: akupunktura, kiropraktika ose terapitë me masazh. Sidoqoftë, është thelbësore të konsultoheni me specialist mjekësor përpara se të provoni këto opsione.
Nëse keni dhimbje të vazhdueshme ose të forta në pjesën e poshtme të shpinës ose qafës, rekomandohet të konsultoheni me mjek specialist ortoped. Ai do të jetë në gjendje të bëj një vlerësim të plotë dhe t’ju jap një diagnozë të saktë, si dhe të rekomandojë trajtimin më të mirë për gjendjen tuaj specifike.
Në klinikën tonë janë të disponueshëm për ekzaminime dhe këshilla mjekët tanë specialist në fushën e ortopedisë, traumatologjisë si dhe ekipi i fizioterapistëve që kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Ne gjithashtu disponojmë qendrën për trajtimin e dhimbjeve, e cila është e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjeve kronike me shkaqe dhe origjinë të ndryshme që nuk i përgjigjen ilaçeve të zakonshme analgjezike.
Për rezervimin e terminit, ju lutemi telefononi në qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi