Klinika Infektive vazhdon të jetë e mbushur me pacientë, shumica nga këta me variantin britanik

Përkundër që ditëve të fundit ka një rënie të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, Klinika Infektive në QKUK vazhdon të jetë e mbushur me të gjitha kapacitetet.
Aktualisht në këtë klinikë ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 110 pacientë dhe 90 % prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Shumica nga këta pacientë janë me variantin britanik dhe manifestojnë simptoma më të rënda.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku i cili për KosovaPress ka deklaruar se përkundër që nëpër klinika tjera COVID ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve, në Infektive gjendja vazhdon të jetë e rënduar.
“Sot në mëngjes ne i kemi pasur 110 pacientë, prej të cilëve diku 90 për qind janë me oksigjeno-terapi kapacitetet janë të mbuluara edhe pse kemi rënie të hospitalizuarve në klinikat tjera. Por opinioni duhet ta kuptojë që Klinika Infektive është klinika e fundit që fillon të lirohet nga pacientët, sepse ne i kemi dhe tri klinika të tjera të QKUK që janë COVID dhe ato të gjitha kanë pacientë, tek ato kanë filluar të bien numrat e pacientëve, ndërsa te ne vazhdon të jetë numri i lartë“, tha Sadiku.
Sadiku tutje ka treguar se shumica e pacientëve të shtrirë janë të infektuar me variantin britanik COVID-19. Sipas tij ky variant po përhapet më shpejt dhe po prek më shumë moshat e reja.
“Shumica e pacientëve që sot në Kosovë janë me COVID sipas atij hulumtimi janë me tipin britanik dhe ajo çka mund të themi se edhe te ne po vërtetohet ato që janë vërtetuar në botë që ky përhapet më shpejt ne kemi plot raste sot se kur vjen një anëtar i familjes thotë jemi të gjithë pozitivë që nuk ka qenë situata e tillë edhe në nëntor edhe në gusht, e korrik kur kemi pasur rast që ka qenë një anëtar I familjes ka qenë i infektuar, por jo pjesa tjetër.
Tash kur vijnë thonë se po jemi gjithë familja që tregon që mundësia e përhapjes është më e madhe se realisht është ky muaj me marsin dhe prillin kemi këso raste, por kemi përshtypjen se kanë filluar të ketë edhe forma të reja më shumë që kanë manifestime më të rënda… Po e vërejmë që kemi ndoshta pak më shumë se muajve të kaluar se nëntori dhe dhjetori kemi raste pak më shumë më të rënda edhe mosha më të reja”, tha Sadiku.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka treguar se përveç mungesës së barit “Remdesivir” që përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19, terapitë tjera nuk mungojnë.
Në 24 orët e kaluara në Kosovë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 442 persona, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 14 qytetarë. E numri i rasteve aktive në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë aktualisht me virus janë 11.756 qytetarë. Ndërsa në total nga COVID-19 kanë vdekur deri më sot 2100 persona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq