LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Syve merr donacion 21 mijë euro

Klinika e Syve merr donacion 21 mijë euro

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot do të bëhet dorëzim-pranimi i donacionit me aparatura oftalmologjike në vlerë 21 mijë euro nga “People in Need”, mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.

Pranimi i donacionit bëhet pas kryerjes së procedurave të nevojshme nga ana e komisionit për donacione.

Ceremonia e  dorëzim- pranimit të donacionit bëhet në ora  11:30 në Klinikën e Syve. /Telegrafi/