Klinika e Neurologjisë “pa” ashensor, pa barna, pa pastërti

Familjarët e pacientëve dhe mjekët, për shkak të kësaj, detyrohen t’i bartin vetë shkallëve pacientët, e që është shumë me rrezik për ta.
Zyrtarë të QKUK-së nuk kanë lejuar ekipin e KTV-së të filmoj brenda objektit, e as nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës. Sipas tyre, faji nuk është tek ata, por te kompania “Hymeri Kleemann”, që është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe rregullimin e tyre.
Por, familjarët e pacientëve thonë se punëtorët e kompanisë kanë qenë aty për ta rregulluar, megjithatë gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Kohavisioni ka provuar të vë kontakt edhe me menaxherin e kësaj firme, por i njëjtit nuk është përgjigjur.
Ky nuk është problemi i vetëm me të cilin ballafaqohen ata që kanë nevojë për mjekim. Përveç papastërtisë që mund ta hasësh, aty ka edhe mungesë të barnave, të cilat familjarët duhet t’ua sigurojnë të afërmve me para nga xhepi. /KTV/Koha/


















































