LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Bashkimi me Shqipërinë është i mundur

Klinaku: Bashkimi me Shqipërinë është i mundur

Ish drejtuesi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Avni Klinaku ka thënë se bashkimi me Shqipërinë është i mundur.

Klinaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova së bashku me Shqipërinë do të ishte më e sigurt, transmeton Telegrafi.

“Shteti i Kosovës ende ka sfida të mëdha, dhe mos harroni që ne në këtë gjeopolitike nuk do të jetojmë tërë jetën. Ne mund të mos i kemi këta miq në të ardhmen, dhe shumë më të sigurt do të ishim bashkë me Shqipërinë. Bashkimi me Shqipërinë mund të realizohet, por ne jemi një popull i vogël, dhe ne nuk mund të lëvizim vetë rrotën e historisë, ne nuk mund ta bëjmë këtë në kundërshtim me ndërkombëtarët. Që nga shpallja e pavarësisë, shteti amerikan dhe BE është kundër një ideje të tillë, po ashtu në Kushtetutën tonë thuhet se ne nuk kemi të drejtë të bashkohemi me asnjë shteti”, ka pohuar ai.


Megjithatë, Klinaku tha se viteve të fundit, SHBA ka ndryshuar pak qëndrim sa i përket kësaj ide, duke shtuar se duhet punuar në drejtimi të bashkimit.

“Duhet të punojmë në këtë drejtim, dhe gradualisht ta realizojmë këtë dhe të ecim të përparuar së bashku”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori