Pjesëtarët e familjes së famshme Kardashian/Jenner kanë nënshkruar një marrëveshje shumëmilionëshe për vazhdimin e serialit televiziv “Keeping Up With The Kardashians” për pesë sezone të tjera.

Klani i popullarizuar do të përfitojë 150 milionë dollarë, nga 30 milionë për sezon dhe ato do t’i ndajnë ndërmjet anëtarëve të familjes.


KimKardashian 1 (Getty Images)

Sipas The Blast, në marrëveshje janë përfshirë edhe ngjarjet speciale dhe promocionet që lidhen me anëtarët e Kardashian/Jenner.

Duke iu falënderuar aftësive negociuese të Kris Jenner, kjo është marrëveshja më luksoze në histori për një shou real televiziv.

TMZ raporton se nëna e famshme do të përfitojë 15 milionë dollarë vetëm për arritjen e marrëveshjes.

Krisjenner (Getty Images)

Është një procedurë standarde për menaxherët në Hollywood që të marrin 15 për qind të marrëveshjes, mirëpo 61-vjeçarja i ka marrë vetëm 10 për qind për shkak të familjes.

Lloji i marrëveshjes i nënshkruar me E!, nënkupton se anëtarët e familjes do të vendosin vet se si do t’i ndajnë paratë.

Burimet e The Blast kanë thënë se tashmë xhirimet kanë filluar për sezonin e 15-të të “Keeping Up With The Kardashians”.

KimKendall (Getty Images)

Shikueshmëria mund të rritet në vitin e ardhshëm kur pritet që Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner të bëhen nëna. /Telegrafi/

kardashian (Foto: Getty Images)

KimKardashian 2 (Foto: Getty Images)

KimKardashian 3 (Foto: Getty Images)

kris (Foto: Getty Images)