LAJMI I FUNDIT:

Kjo vajzë vdiq nga një status në Facebook?

Kjo vajzë vdiq nga një status në Facebook?

Një adoleshente e cila vuante nga bullizmi në rrjetet sociale është gjetur e vdekur vetëm disa ditë pasi kishte postuar në Facebook një status lidhur me këtë fenomen.

16-vjeçarja Britney Mazzoncini nga Skocia, vetëm pak ditë para se të vdiste shkroi në Facebook se i kishte ardhur “në majë të hundës”me njerëzit që e tallnin vazhdimisht, duke theksuar se do t’i bllokonte të gjithë ata që e fyenin. Gjithashtu ajo u kërkoi që ta fshinin nga rrjeti social nëse ata që e shqetësonin kishin diçka personale me të. Ajo gjithashtu përmes postimit të saj fyeu edhe miqtë fallto për sjelljet e pahijshme të tyre.

Pas kësaj ngjarje tragjike prindërit e adoleshentes kanë postuar foton e të bijës e cila humbi jetën nga ky fenomen. Të pyetur nëse ngacmimi në rrjetet sociale kishte të bënte me vdekjen e saj u shprehen të sigurtë se kjo ishte arsyeja.


Por çfarë është bullizimi?

Kërkimet më të shumta rreth bullizmit janë bërë në një kontekst shkollor, prandaj përkufizimi më i pranuar gjerësisht për bullizmin është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”.

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori