Një pije e thjeshtë e nxehtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të lidhura me to.
Kjo pije, përveçse e shijshme, ka veti antiinflamatore dhe ndihmon në uljen e kolesterolit.
Hulumtimet nga Journal of Functional Foods rekomandojnë konsumimin e çajit jeshil të pasuruar me katekina për efektet e tij pozitive. Katekinat janë përbërës natyralisht të pranishëm në gjethet e çajit dhe të njohura për vetitë e tyre antioksiduese.
Çaji jeshil dhe i bardhë përmbajnë sasinë më të madhe të katekinave, dhe hulumtimi përfshiu 104 persona të moshës 20 deri në 65 vjeç, të ndarë në dy grupe.
Një grup e konsumoi këtë pije të nxehtë me 609.3 miligramë katekinë dhe 66.7 miligramë kafeinë çdo ditë, ndërsa grupi tjetër konsumoi një pije kontrolli për 12 javë.
Në fillim të studimit, si dhe në javën e tetë dhe të dymbëdhjetë, u matën dhjami i barkut, pesha trupore dhe përbërja trupore e pjesëmarrësve. Rezultatet treguan një reduktim të ndjeshëm të yndyrës viscerale dhe peshës totale të trupit te njerëzit që pinin një pije të pasuruar me katekina dhe kafeinë.
Yndyra viscerale ruhet thellë në bark, rreth organeve. Edhe pse një sasi e vogël nevojitet për të mbrojtur dhe izoluar organet, sasitë e tepërta shoqërohen me një rrezik në rritje të sëmundjeve serioze, si diabeti i tipit 2, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Autorët e studimit deklaruan, “Sipërfaqja mesatare e yndyrës viscerale, pesha trupore dhe yndyra e trupit u reduktuan ndjeshëm pas trajtimit me çaj jeshil të pasuruar me katekinë, ndërsa këto efekte nuk u vunë re në grupin e kontrollit”.
Ky hulumtim bazohet në hulumtimet e mëparshme që konfirmojnë përfitimet e çajit jeshil në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit të glukozës dhe lipideve. Përveçse ndihmojnë në uljen e peshës trupore dhe yndyrës, katekinat e çajit jeshil kanë veti shtesë. Kanë një efekt anti-inflamator dhe antioksidues, si dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës