Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ndërkaq diskutimi për këtë do të mbahet më 30 nëntor.
Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në Kosovë për çështjen e targave.
E pas lajmit për shtyrje, sot ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke e quajtur si padrejtësi ndaj Kosovës.
Rasti i tillë nuk ka ndodhur me asnjë vend që çështja e liberalizimit të vizave të lidhet me çështje direkt politike.
Për më tepër deri tani, BE-ja asnjëherë nuk ka pranuar të ndërlidh se vonesat në liberalizimin e vizave për Kosovën ndërlidhen me çështje politike.
E për këtë ka reaguar Bekim Shehu, gazetar.
“BE e ndërlidhë vendimin për heqjen e vizave me zhvillimet politike ne Kosove! E padëgjuar zyrtarisht deri tash. Presidenca Çeke: ‘për shkak te zhvillimeve politike në veri të Kosovës, nuk është ideale ta kemi sot këtë pike ne agjende ne takimin e ambasadoreve ‘Coreper’”!
Kjo nuk është e drejtë!”, shkruan ai.
Për këtë ka reaguar edhe juristi Ehat Miftaraj.
“Për shkak të situatës në veri, hiqet nga rendi i ditës vendimi për liberalizimin e vizave (Radio Evropa e Lire).
Duket se në këtë vendim ka pasur ndikim edhe kërcënimi që një ditë më herët Kosovës ia dha Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, pasi Kosovën e fajësoi për refuzim të propozimit për zgjidhjen e krizës rreth targave të veturave. Borrell pati thënë se ai do të njoftojë për sjelljen e palëve ministrat e vendeve anëtare, dhe kjo çon sinjal negativ politike, e vlen posaçërisht për Kosovën.
Është hera e parë që në procesin e vendimit për liberalizimin e vizave, në çfarëdo mënyre vendimet apo agjende, lidhen me dialogun dhe situatën në veri të Kosovës. Deri më tash në BE, gjithmonë kanë insistuar se procesi i dialogut dhe ai i liberalizimit të vizave janë dy procese të ndara nga njëri-tjetri. (Koha Ditore).
Tallava diplomacia sjell tallava rezultate”, shkruan ai.
Ky argument eshte qe nga koha e takses 100%. Dmth progresi ose jo ne dialog eshte vendimtar per vizat. Djera jane sa per te krijuar pretekste dhe ta mbuluar vonesen. Jemi te vetmit qe vazhdojme te mbahemi te izoluar sepse Rusine nuk e kemi alternative.
— Gazmir S. Raci (@RGazmir) November 23, 2022
Vote on #Kosovo visa lib postponed "due to political developments in the North". Given that visas are the only stick/carrot that #EU has it is fair to say that visas and dialogue are almost formally interconnected. https://t.co/zMztTRXmUO
— Gjeraqina Tuhina (@gjeraqina) November 23, 2022
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

AUV ka kontrolluar disa produkte ushqimore të Pashkëve, ka shqiptuar 22 vendime për heqje e tyre nga tregu për shkak të pasigurisë

“Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin – presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Haradinaj kujton masakrat në Istog dhe Ferizaj: Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Grenell kërkon t'i ndalet financimi Speciales: Është e gjitha politike

Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4