Kjo mace është bërë virale sepse është e fiksuar me fqinjën e saj

Macja Pumpkin, aventurat e të cilit mund t’i ndiqni në profilin e Instagramit @maple.and.pumpkin, është bërë viral falë dashurisë së tij për të përgjuar macen e fqinjit.
Pronarja publikoi javën e kaluar një video të “misioneve” spiunuese, e cila ka mbledhur mbi tre milionë shikime.
Edhe pse macet janë kafshë natyrisht kurreshtare që e duan eksplorimin e mjedisit të tyre, Pumpkin ka shkuar një hap më tej me fiksimin e tij.
Sa herë që gjendet në oborrin e vet, ai kalon kohë para gardhit duke vëzhguar çfarë po bën macja e fqinjit.
Fatkeqësisht, magjepsja nuk është e ndërsjellë. "Ajo e urren atë", tha pronarja për Newsweek, duke shtuar se macja e fqinjit në përgjithësi nuk është miqësore dhe nuk i pëlqen macet e tjera.
Në komentet në Instagram, përdoruesit vlerësuan përpjekjet e Pumpkin, dhe disa madje sugjeruan që pronari të bënte sa më shumë vrima në gardh në mënyrë që kjo mace kureshtare të kishte një pamje më të mirë. /Telegrafi/

















































