Periudha e muajve të parë pas lindjes është tejet e lodhshme për nënat
Ekspertët besojnë se faktikisht ‘stuhia e madhe’ vjen në vitet adoleshencës – stuhi e cila shkakton më së shumti pikëllim.
Hulumtuesit e SHBA-së së fundmi kanë studiuar 2,000 nëna të fëmijëve dhe të rriturve, përderisa kanë hetuar faktorët si mirëqenia personale e nënës, stili i jetës dhe perceptimet e fëmijëve të tyre.
Studimi ka zbuluar se depresioni rritet dhe bie përderisa fëmijët rriten.
Nënat e adoleshentëve, apo fëmijëve 11 dhe 12 vjeçar, kishin qenë ndër periudhën më të vështirë, transmeton Telegrafi.
Këta fëmijë i nënshtrohen shumë ndryshimeve njëkohësisht – si faza e pubertetit, hormonet, ndryshimet në trup, investimi enorm në të qenët ‘i famshmi’ në mesin e shokëve, eksperimentimi me testimin e limiteve (siç është provimi i drogave, alkoolit apo seksit) – e krejt këto gjatë kohës kur përpiqen të pavarësohen nga prindërit.
Në përpjekjet e tyre për tu pavarësuar nga prindërit, këta fëmijë fillojnë të sillen më ashpër me prindërit.
Të gjitha këto vijnë së bashku duke krijuar një ‘stuhi të përsosur’, e cila shpeshherë i lë prindërit konfuzë dhe me mendimet se nuk janë të aftë të jenë prindër të mirë gjatë kësaj periudhe.
Telegrafi/