LAJMI I FUNDIT:

Kishte përdhunuar një fëmijë, gratë e bëjnë pedofilin për spital duke e lidhur me litar dhe goditur me shkopinj të drurit (Video, +18)

Kishte përdhunuar një fëmijë, gratë e bëjnë pedofilin për spital duke e lidhur me litar dhe goditur me shkopinj të drurit (Video, +18)

Një burrë i dyshuar për përdhunim është lidhur me litar dhe është rrahur brutalisht më shkopinj të drurit nga disa gra, të cilët e akuzonin se kishte abuzuar seksualisht një fëmijë.

Në videon e postuar në internet që besohet të jetë filmuar në Indi, shfaq momentin kur tri gra rrethojnë burrin të cilët ia kanë lidhur duart dhe e tërheqin zvarrë me litar, duke e goditur vazhdimisht me shkopinj, transmeton Telegrafi.


Shumë gra tjerë dhe fëmijë ishin dëshmitare të ndëshkimit që t’i është bërë këtij burri, që vazhdimisht bërtiste për shkak të dhimbjeve të mëdha nga goditjet me shkopinj.

Videoja përfundon kur policia shfaqet në fund të ngjarjes, derisa turma qëndronte pranë burrit të lidhur dhe rrahur keq. /Telegrafi/