Një grua nga Pensilvania e cila kishte humbur prej pak më shumë se para 30 vjetëve dhe ishte deklaruar ligjërisht e vdekur, sipas autoriteteve është gjetur e gjallë në Porto Riko.
Rastet kur njerëzit zhduken në mënyrë misterioze nuk rezultojnë shpesh në gjetjen e të pagjeturve të gjallë dekada më vonë. Por 82-vjeçarja Patricia Kopta ka dalë të jetë një përjashtim, dhe tani po trajtohet për diagnoza të demencës në një shtëpi kujdesi për të rriturit afro 2,700 kilometra nga vendi ku ajo kishte humbur.
“Nuk do ta besoni se çfarë kemi përjetuar ne” tha gjatë së enjtes në një konferencë për media Bob Kopta, burri me të cilën ajo ishte e martuar për 20 vite, duke shtuar “Është një lehtësim i madh që ne e dimë se ajo është gjallë”, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.
Patricia Kopta kishte jetuar në periferi të Ross Township në Pittsburgh të Pensilvanisë, dhe kishte punuar në vende të ndryshme pune, dhe ishte një katolike romake e devotshme që ndoqi rregullisht meshën e së dielës, raportoi gazeta e qytetit Post-Gazette.
Ajo në mënyrë graduale kishte filluar që të shfaqte sjellje të pazakonta, dhe devotshmëria e saj ia la vendin përçarjeve të paarsyeshme, të tilla si pretendimet se nëna e Zotit i ishte shfaqur Patricia Kopta-s dhe e paralajmëroi atë për “armagedonin” bërthamor. Njerëzit që e takonin e quanin “Harabeli”, një emërtim i frymëzuar nga fiziku i saj i lehtë dhe ecja e çrregullt.
Një herë, një grup e grabitën dhe i vodhën unazat e martesës dhe të fejesës. Ajo u arrestua një herë tjetër, me mjekët që përshkruanin se si ajo kishte “iluzionet e madhështisë”, sipas Post-Gazette. Më pas, një ditë në vitin 1992, Bob Kopta shkoi në shtëpi në Ross Township, dhe zbuloi se Patricia Kopta, gruaja e tij, ishte larguar dhe paraqiti një raport për zhdukjen e saj në policinë lokale.
Nuk kishte asnjë shenjë të saj për shumë vite, edhe pse ajo një herë i kishte dërguar letër burrit të saj ku ajo shkruante se dikush ishte duke e ndjekur atë, fjalë këto të cilat përngjanin me disa pretendime të cilat ajo i kishte bërë edhe më herët.
Por autoritetet më vonë zbuluan se ndërsa kishte nevojë për ndihmë në qershorin e vitit 1999, Patricia Kopta ishte shtrirë në një shtëpi të kujdesit për të rritur në Porto Riko. Patricia kishte mbajtur të fshehta shumicën e detajeve të jetës së saj, por i bëri kujdestarët e saj të besonin se ajo kishte shkuar në ishull në një anije nga Evropa.
Ajo i tregoi stafit të shtëpisë më shumë për jetën e saj me kalimin e kohës, dhe kjo krijoi terrenin që një punonjës social portorikan si dhe një agjent i Interpolit, agjencinë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, të kontaktojnë zëvendësshefin e policisë së Ross Township, Brian Kohlhepp, vitin e kaluar.
Pasi që Kohlhepp e njoftoi familjen e Patricia Kopta, departamenti i tij dërgoi disa mjete tek autoritetet portorikane në mënyrë që ata të marrin ADN-në e saj. Ata pastaj e krahasuan mostrën e Patricia-s me mostrat e ADN-së të marra nga njëra prej motrave dhe nipit të Patricia-s.
Në fund të një procesi 9 mujor, e që përfshinte edhe të dhënat dentare të saj, hetuesit konfirmuan se Patricia Kopta është gruaja e cila në vitin 1999 ishte regjistruar në shtëpinë e kujdesit për të rritur, pasi tha se kishte mbërritur në Porto Riko me një anije nga Evropa.
“Patricia Kopta është gjallë, dhe në gjendje mjaft të mirë duke parë moshën dhe gjendjen e saj”, deklaroi Kohlhepp në konferencën e së enjtes.
Bob Kopta nuk u martua kurrë. Ai dhe motra e Patricia-s, Gloria Smith, të enjten u thanë gazetarëve se do të donin ta kthenin atë në Pensilvani dhe të ribashkonin familjen e tyre.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Kopta do të kthehet ndonjëherë në Pensilvani. Ajo po lufton me shëndetin e saj mendor dhe fizik, dhe sipas raporteve të Post-Gazzete ajo i tha stafit të shtëpisë së kujdesit se do të preferonte të qëndronte në Porto Riko.
“Ne jemi shumë mirënjohës ta dimë se Patty është gjallë dhe mirë”, bëri të ditur Smith, sipas gazetës lokale të lajmeve WMTW. “Ajo është në kujdes të mirë. Gjatë gjithë atyre viteve ne me të vërtetë mendonim se ajo kishte vdekur. Ishte një tronditje shumë e madhe të merrja vesh se ajo është ende gjallë – shpresoj që ta kem mundësinë që ta shohë atë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë
Shefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet