Milan, Juventus, Inter dhe Roma konsiderohen si katërshja e madhe në futbollin italian.

Megjithatë data 18 shtator do të mbahet gjatë në mendje të tifozëve të futbollit italian, pasi të katër këto skuadra u mposhtën në të njëjtën ditë.


Katër gjigantët italiain luajtën në katër orare të ndryshëm nga 12:30, 15:00, 18:00 dhe 20:45.

GetPaidStock.com 632832bb81b12 Inter

Inter humbi 3-1 nga Udinese në Dacia Arena, derisa nga ora 15:00 humbje pësoi edhe Juventusi nga Monza me rezultat minimal 1-0.

Juventus 1 Juventusi

Roma zbriti në fushë nga ora 18:00 dhe përkundër një ndeshje të madhe që zhvilloi dhe duke dominuar Atalantën pësuan humbje me rezultat minimal 0-1.

GetPaidStock.com 63283280635e6 Roma

Ndërkohë ndeshja e fundit e xhiros ishte ajo mes Milanit dhe Napolit, ku Rossonerët pësuan humbje 0-1.

GetPaidStock.com 632831c2e5a9f Milanii

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej shumë dekadash që skuadrat më të mëdha italiane të humbnin njëkohësisht në të njëjtën ditë.

Për herë të fundit kishte ndodhur në vitin e largët 1955, më saktësisht më 13 shkurt të sezonit 1954-1955. /Telegrafi/

telegrafi sport app