Kirurgu në QKUK, Enver Fekaj, i cili po akuzohet nga familja Ibrahimaj, se u ka kërkuar ryshfet për ta operuar djalin e tyre 19-vjeçar Hysen Ibrahimaj, i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij.
Fekaj, i kontaktuar nga Insajderi, i ka mohuar këto akuza të familjes Ibrahimaj, duke thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje në mes tij dhe familjes Ibrahimaj, që operimi i dytë të bëhet në QKUK. Ka pranuar se shumën prej tre mijë euro e ka kërkuar, por thotë se këtë e ka bërë në mënyrë tallje.
Madje, sipas tij edhe nëse një gjë të tillë do ta kishte bërë, nuk përmban shkelje të ligjit, sepse ato kanë qenë për ordinancën private, e jo për operim në QKUK.
“Është e vërtetë që operimin e parë ia kam kryer unë. Mirëpo, nuk ka pasur asnjë marrëveshje që për operimin e dytë të bëhet në QKUK, nuk ka pas asnjë premtim nga ana ime për këtë gjë. Kur kanë ardhur herën e dytë në klinikën private, në formë shakaje i kom thanë që operimi i dytë kushton gjashtë deri në shtatë mijë euro, por për këtë familje i kam thënë se do e bëjë me vetëm tre mijë euro. Mirëpo, këtë gjë i kam thënë në formë shakaje, se edhe po t’iu thosha 10 mijë euro nuk do të kisha bërë asnjë shkelje ligjore, se ordinanca ime është private dhe çmimin e caktoj vetë”, ka thënë ai të shtunën për Insajderin.
Kirurgu akuzon familjen Ibrahimaj, se e kishte fyer atë dhe se kjo kishte qenë shkak përse ai nuk kishte dashur ta operojë përsëri 19-vjearin.
“Arsyeja pse unë në QKUK nuk kam dashur që ta bëjë operimin e tij, ka qenë për shkak të fyerjeve që i kanë bërë ndaj meje. Dhe në momentin kur unë do ta merrja në dorë këtë pacientë, operimi ka qenë aq i komplikuar dhe do të mund të kishte ndonjë pasojë. Dhe për ta evituar çdo keqkuptim, se kam mundur që me qëllim ndonjë gjë nuk kam dashur që ta marr në dorë në QKUK”.
“Pas kësaj bisede, ata kanë ardhur tek drejtori i repartit, Rifat Bajrami, të cilit i kanë thënë gjëra ofenduese për mua. Përkundër kësaj, doktor Rifati ka dashur që t’i marr në dorë për t’i trajtuar, mirëpo, ata më nuk janë paraqitur në QKUK”, ka deklaruar kirurgu Fekaj.
Ai paralajmëroi se do të ngris padi ndaj të gjithë të përfshirëve të kësaj ngjarje për gjoja shpifjeve që i kanë bërë në drejtim të tij.
“Dhe nuk është e vërtetë që unë u kam thënë kolegëve kirurgu se nuk guxon askush që ta merr në dorë. Kush jam unë që ta bëjë një gjë të tillë. Tjetra dezinformatë është që gjoja unë e kam lënë me barkun hapur. Operacionet e tilla e lejnë kështu. Ajo në gjuhën kirurgjike quhet zorra stoma, dhe kështu lihen të gjithë pas përfundimit të operacionit të tillë. Unë do të ngris padi ndaj këtyre shpifjeve mediale sepse unë u kam thënë se paratë edhe pse i kam kërkuar në mënyrë shakaje atë e kam bërë për ordinancë private e jo për QKUK siç është prezantuar”, ka thënë Fekaj.
Më herët gjatë ditës Familja Ibrahimaj ka akuzuar Fekajn se u kishte kërkuar ryshfet për t’i bërë operacionin e dytë djalit të tyre 19-vjeçar Hysen Ibrahimaj.
Sipas kësaj familje kirurgun e kishin paguar dy mijë euro për operacionin e parë në ordinancen e tij private, ndërsa për operacionin e dytë ishin marrë vesh që të bëhet në QKUK.
Familja pretendon Fekaj për operacionin e dytë iu kishte kërkuar tri mijë euro.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka njoftuar se ndaj kirurgut Fekaj është hapur procedurë disiplinore.
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025